Dhurata Çupi:Skandali i mbylljes se mbi 30 shkollave vazhdon në Dibër për shkak të largimit të shqiptareve. Dryni i është vënë edhe godinës në Zerqan

Tuesday, 04 August 2020 11:52

Ish deputetja e PD-së, Dhurata Çupi ka denoncuar mbylljen e një tjetër shkolle në qarkun e Dibrës. Përmes një postimi në facebook, Çupi shkruan se prej 7 vitesh vetëm në Qarkun e Dibrës janë mbyllur rmbi 30 shkolla dhe kjo situatë nuk ka të ndalur, madje edhe me vendime të pabazuara që nuk lidhen me numrin e nxënësve.

“Drejtoria Arsimore ka marrë vendimin ti vendosë drynin shkollës së Zerqanit, në të cilën mësojnë dhjetra nxënês nga cikli i ulët deri te ai i mesëm. Shqetësimi është legjitim për prindërit dhe fëmijët pasi u është kërkuar të regjistrohen në Bulqizë, 30 minuta me makinë larg, dhe të mendosh që dimri nuk është i butë në këto zona.

Përvec kostos dhe shqetësimit për largësinë, me këtë veprim arbitrar, banorëve të kësaj zone po ju mohohet lidhja e fortë për vite me radhë që ata kanë me arsimin. Shkollës së Zerqanit e cila ka nxjerre me dhjetra figura të rëndësishme lokale e kombëtare, po i vihet kyçi.

Ky veprim është i papranueshëm. Shkollimi i fëmijëve dhe brezave duhet të jetë përparësi dhe jo pengesë, duhet të jetë mundësi dhe jo stërmundim për prindërit dhë nxënësit.” shkruan Çupi ndërsa apelon autoritetet arsimore në Dibër por edhe Ministres së Arsimit të shohin përparësitë për të mirën e nxënesve dhe jo të bëjnë të kundërtën.

Login to post comments