Sulmi ndaj RTV Ora, Balliu:Ylli Ndroqit iu sekuestruan pasuritë, Saimir Tahirit asnjë palë këpucë

Tuesday, 04 August 2020 17:22

 

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu thotë se SPAK po vepron në dy standarte. Pas vendimit të sekuestros pasurore të presidentit të Yldon Media Group, Ylli Ndroqi, Balliu thotë se ka pabarazi në hetimet e tyre.

Në një intervistë për Ora News, ish-deputeti deklaroi se për një pronar media jepet një vendim i menjëhershëm sekuestroje ndërsa ish-ministrit Saimir Tahiri nuk i kanë sekuestruar asnjë palë këpucë.

Balliu: Qytetarët kanë një pritshmëri shumë të madhe për SPAK pasi pritet që ajo te vendosë drejtësi për shumë çështje kombëtare. Nëse ajo bën lëvizje të njëanshme, problemi nuk është ndaj personit që hetohet, Ora News apo kushdo qoftë. Është një problem kombëtar dhe më e madhe se thjeshtë një çështje. Po t’i referohemi fakteve, janë sekuestruar pasuri ndërsa ndaj Saimir Tahirit nuk janë sekuestruar asnjë palë këpucë. Hetimi nuk është problem, nëse është i nevojshëm atëherë është i drejtë. Kushdo që ka një problem apo pikëpyetje, verifikohet dhe më pas merret vendimi. Por të gjithë duhet të jenë të barabartë përpara ligjit dhe jo të bëhen selektime. Po të hetohet burri i Olta Xhaçkës çfarë mund të mos gjesh, pasi është burri i Ministres së Mbrojtjes. Si dhe ata deputetë që Basha i nxori nga Parlamenti pasi kishin lidhje me krimin, nuk i janë konfiskuar asgjë. Problemi me Ylli Ndroqin është se ai ka dy media që njihen si kritike ndaj qeverisë. Ka një pabarazi në hetim dhe kur kjo është ndaj mediave, është një ngjarje e rëndë. Nëse do të heqësh pavarësinë dhe lirinë e qytetarëve, kjo nis nga shkatërrimi i medias së lirë.

Vendimi i SPAK, sipas Balliut ka ulur dhe besueshmërinë e qytetarëve shqiptarë tek ky institucion për të vendosur drejtësinë në vend.

Ai thotë se kryeministri Rama i ka zotëruar të gjitha institucionet dhe nuk njeh asgjë tjetër përveç parasë, ndaj ai vendos vetëm gjoba.

Balliu: Përsa i përket hetimeve ndaj aferave korruptive të qeverisë nuk ka asnjë hetim dhe asnjë të arrestuar. Jam i bindur kanë thyer atë pritshmëri të shqiptarëve. Mendoj se ata do të marrin atë që meritojnë siç do ta marrin dhe ata që duan të thyejnë mediat. Mos të ngatërrojmë krimet e Ramës dhe ato të institucioneve. Rama nuk njeh dhe nuk ka një raport me politikën dhe me ligjin, ai ka raport me paranë. Është themeluesi i gjobvënies. Ka krijuar institucion gjobvënie. Edhe presionet ndaj mediave dhe qytetarëve i bën në formën e gjobave. Ky i shikon të gjitha si një transaksion financiar. Ashtu pa dhe Kosovën, ju e dëgjuat Ramush Haradinajn kur tha se bëhet fjalë për 10 mld euro për ndryshimin e kufijve. Kështu e sheh dhe median, si një raport me paranë. E ka me gazetarët dhe me të gjithë ata që nxjerrin informacione që nuk i pëlqejnë. Pak më parë arrestoi gazetarin e Syri Tv, mbylli Agon Channel.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...