Federata Kombëtare e Medias Italiane ka reaguar ndaj sulmit politik ndaj Rtv Ora dhe Ora News. Përmes një deklarate për mediat, FNSI thotë se prokuroria ka sekuestruar pronat e Ylli Ndroqit, pronarit të një prej rrjeteve kryesore mediatike të vendit.
Ndër pronat e konfiskuara, vijon deklarata, janë dy transmetuesit Rtv Ora dhe Ora News, shumë kritikë ndaj qeverisë socialiste të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Federata Kombetare e Medias Italiane thekson se këto dy televizione edhe para këtij momenti, ishin në shënjestër të autoriteteve të Tiranës për emisionet kritike kundër qeverisë socialiste të kryeministrit Edi Rama.
“Vetëm pak javë më parë, Ora News, duke denoncuar një sulm politik , njoftoi se kishte marrë një urdhër mbylljeje të pacaktuar dhe se ishte gjobitur nga autoritetet shëndetësore kombëtare, sepse akuzohej se nuk kishte respektuar masat për distancimin shoqëror gjatë programeve të saj” thuhet në deklaratë.
Federata Kombetare e Medias Italiane shton më tej se avokatët mbrojtës të zotit Ndroqi e kanë cilësuar vendimin e SPAK politik, i ndërmarrë pas një procesi gjyqësor me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, eksponent i mazhorancës socialiste në pushtet të kryeministrit Edi Rama, dhe kanë njoftuar se se do ta apelojnë.