Ndarja e Shqipërisë në 4 rajone/PD: Rama merr çdo pushtet në duart e tij

E mërkurë, 05 August 2020 14:55

 

Kryeministri Edi Rama po bën realitet atë që ishte paralajmëruar me ndryshimet kushtetuese: ndarjen e vendit në 4 rajone. PD e denoncoi këtë nismë.

Sipas selisë blu, Edi Rama po merr çdo pushtet në duart e tij.

"Fondet e BE-së centralizohen në një dorë, pushteti lokal dobësohet, shërbimet largohen nga qytetarët," deklaroi ish-deputetja Dhurata Çupi.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DHURATA ÇUPI

 

Në muajt e fundit të qeverisjes, Ed Rama po thellon politikën e përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e tij.
Miratimi i ligjit që ndan Shqipërinë në 4 rajone është kundër interesit të qytetarëve. Pas reformës së dështuar për ndarjen e Shqiërisë në 61 bashki, ky ligj largon akoma më shumë shërbimet nga njerëzit.

Qytetarët e 57 bashkive të vendit duhet të shkojnë deri në 1 nga 4 bashkitë qendër qendër rajoni, për të marrë një shërbim të caktuar. Kjo do ta bëjë edhe më të vështirë sesa tani komunikimin mes pushtetit local dhe qytetarëve. Në këtë mënyrë qeveria centralizon pushtetin me të emëruarit e saj, duke dëmtuar rëndë interesin publik.

Heqja e shërbimeve ndaj qytetarëve në vendin ku ata banojnë nuk i inetreson Edi Ramës. Interesi i tij për miratimin e ligjit absurd që ndan Shqipërinë në 4 rajone është vetëm politik, eektoral dhe financiar.

Ligji i miratuar pa zhurmë, ditën e miratimit të ndryshimeve të njëanshme kushtetuese dobëson pushtetin lokal dhe rrit fuqinë e qeverisë qendrore, duke marrë kompetenca të bashkive apo të qarqeve.

Dy janë tiparet kryesore të ligjit që shkel me këmbë interesin e qytetarëve
• Sjell centralizimin e pushtetit në duart e Edi Ramës
• Çon të gjitha fondet e Bashkimit Europian në duart e Edi Ramës.

Çdo ndërhyrje e Edi Ramës ka të bëjë ose me pushtetin, ose me paranë. Njësoj si ndarja e dështuar territorial, ligji nuk ka për të sjellë as zhvillim, as shpërndarje më të drejtë fondesh.

Diskriminimi i bashkive apo i rajoneve do të vazhdojë sipas interesit politik dhe elektoral të Edi Ramës. Qyetarët do të dalin më të dëmtuar, më të papërfaqësuar më të braktisur.

Modifikuar më E mërkurë, 05 August 2020 15:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...