Spahiu:311 milion euro për 10 vjet, janë kostot nga koncensionet për Shëndetësinë

E Enjte, 06 August 2020 10:21

 

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, ka analizuar koncesionet e dhëna tek kompanitë private për sektorë të ndryshëm të shëndetësisë. Sipas tij, 311 milion euro për 10 vjet janë kostot për vendimet e qeverisë që jep koncesione tek kompanitë private. Teksa përmend edhe thirrjen e Presidentit Ilir Meta ndaj qeverisë për më shumë buxhet për manaxhimin e situatës nga Covid-19, ai thotë se ”kërkohen më shumë para atje ku janë “hedhur” miliona euro. Kjo quhet thjesht abuzim dhe është normale, kur drejtohesh nga një bandë financiare e jo qeveri”.

Postimi i plotë

311 milion euro për 10 vjet kostot e dhënies me konçension kompanive private. 2.1 milion euro fitim për 2018-n raporton kompania Sani Servise e cila ofron shërbimin e sterilizimit të instrumentave kirurgjikale (kostot e sterilizimit kalojnë ato të ndërhyrjeve kirurgjikale, nonsens i madh sipas ekspertëve).

731 mijë euro fitime raporton kompania 3P LifeLogistic e cila ofron shërbimin e Check-Up. Kontratë që do të zgjasë 10 vjet ku taksapaguesit do ti paguajnë 54 milion euro edhe nëse nuk bëhet asnjë analizë.

Kompania DiaVita, e cila ofron shërbimin e dializës realizoi 381 mijë euro. Pra janë miliona euro të investuara në shëndetësi por qartazi duket se janë miliona euro të investuara për tu vjedhur pasi të gjithë shohim vështirësitë që ka sektori në manaxhimin e situatës.

Presidenti kërkoi dje më shumë buxhet, më shumë para, për manaxhimin e situatës së rëndë dhe me të drejtë, pasi jetët njerëzore janë dhe duhet të jenë prioritet. Pra, kërkohen më shumë para atje ku janë “hedhur” miliona euro. Kjo quhet thjesht abuzim dhe është normale, kur drejtohesh nga një bandë financiare e jo qeveri.

Modifikuar më E Enjte, 06 August 2020 11:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...