Sekretari i Pergjithshëm i LSI Endrit Braimllari ka reaguar me një postim në facebook pas protestës së banorëve të Barçit në bashkinë e Korçës.
“Eshtë e pafalshme që zonat më prodhuese të Shqipërisë të përballen me mungesën e investimeve në infrastrukturë dhe në mungesën e ujit të pishëm”, shkruan Braimllari ne shenimin e tij.
Ja postimi i plotë:
Korça e lënë në harresë.
Koha e fasadës dhe e kryetareve të bashkisë kukull ka marre fund është koha e shërbimit qytetar.
Protesta e banorëve të Barçit në bashkinë e Korçës por jo vetëm, tregon qartë mungesën e investimeve në këto zona.
Eshtë e pafalshme që zonat më prodhuese të Shqipërisë të përballen me mungesën e investimeve në infrastrukturë dhe në mungesën e ujit të pishëm.
Mungesa e ndriçimit publik, mungesa e ujit të pijshëm por edhe mungesa e investimeve në infrastrukturen rrugore e ka bërë jetën e këtyre banorëve të vështirë dhe të pajetueshme.
Bashkia Korçë të mos flejë gjumë, të lërë investimet fasadë dhe klienteliste por të përqendrohet tek shqetësimi i vertetë i qytetarëve.
Koha e fasadës dhe e kryetareve të bashkisë kukull ka marrë fund është koha e shërbimit qytetar.