SHBA del hapur kundër shkëmbimit të territoreve: Eshtë destruktive për bisedimet Kosovë-Serbi

E Enjte, 06 August 2020 14:15

"Ne jemi të fokusuar që të mbështesim procesin e drejtuar nga Bashkimi Europian që do të çojë në një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Matthew Palmer, ZëvendësAsistent i Sekretarit të Shtetit në SHBA dhe Përfaqësues i Veçantë për Ballkanin Perëndimor.

Palmer shprehu qëndrimet e tij gjatë një interviste për Ballkanin Perëndimorë, organizuar nga Balkan Insider – një portal interneti që merret me çështje që lidhen me Ballkanin.

Diplomati amerikan vuri theksin në, atë që thotë ai, formën ideale, marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës që do të dërgojë në njohje reciproke.

“Historia e shkëmbimit të territoreve, apo cdo aspekt tjetër i marrëveshjes, heqë vëmendjen nga një qëllim kryesor: Për Serbinë dhe për Kosovën dhe Qeveritë e tyre që të ulen dhe të punojnë në gjetjen e rrugës për normalizim të marrëdhënieve”, thotë Palmer.

“Ne mbështesim procesin, andaj mendoj se është e parëndësishme dhe destruktive që të bisedojmë për tema të tilla sikur shkëmbimi i territoreve. Ne duhet që të mendojmë se çfarë duhet të bëhet në mënyrë që pjesëmarrësit në negociata të përparojnë drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila do ti jepte fund një herë e përgjithmonë mosmarrëveshjes”, ka thënë ai.

Në pjesën e përafqësimit për Serbinë dhe Kosovën, përfaqësuesi i veçantë i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor kujtoi se të dy palët rinovuan bisedimet e udhëhequra nga Bashkimi Europian dhe Mirosllav Lajçak – kur e shënoi atë si një mik të dashur dhe bashkëpunëtor të ngushtë.

“Unë jam thjesht i lumtur që kthehem në biznes. Kohët e fundit jam takuar këtu në Uashington me Skender Hysenin – përfaqësuesin e Kosovës në atë proces. Ka shumë punë përpara tyre – pjesëmarrësit e huaj në negociata janë të angazhuar për tu bërë përparimi i nevojshëm për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve. Një marrëveshje e tillë do të ristartonte marrëdhëniet në rajon dhe do të inkurajojë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që janë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian,” nënvizoi Palmer.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...