“Vjedhja skandaloze me Milot-Fier”, Ervin Minarolli: Qytetarët paguajnë për korrupsionin e qeverisë 3 herë më shumë

Premte, 07 August 2020 11:43

 

Përmes një deklarate të bërë nga Sekretari për Burimet Njerëzore, Ervin Minarrolli, Partia Demokratike bëri denoncimin e radhës.

Minarolli denoncoi atë që e quan vjedhje skandaloze në koncensionin Milot-Fier, ndërsa premtoi se me ardhjen e PD-së, në pushtet kjo PPP do të anulohet.

“Ky është një koncesion që duhet të anulohet, pasi vjedh qytetarët. 1.2 miliardë euro është një shifër e fryrë, me qëllim që të rritet në mënyrë artificiale dhe abuzive fatura që do të paguajë secili nga qytetarët që do të udhëtojë në këtë rrugë”,- tha ai.

DEKLARATA E PLOTË

Përshëndetje! Ndodhem sot në një aks rrugor, pranë Rrogozhinë, ku do të kalojë rruga e re Milot Fier.

Ky është një koncesion që duhet të anullohet, pasi vjedh qytetarët. 1.2 miliardë euro është një shifër e fryrë, me qëllim që të rritet në mënyrë artificiale dhe abuzive fatura që do të paguajë secili nga qytetarët që do të udhëtojë në këtë rrugë.

Nga Miloti në Fier janë 115 kilometra dhe sipas koncesionit korruptiv qytetari duhet të nxjerrë nga xhepi 17.4 euro . Kjo është një shifër stratosferike dhe vjedhja është skandaloze.

 

Strategjia e rrugëve me pagesë, e miratuar në 2016-ën nga e njëjta qeveri, rekomandon vlerën maksimale prej 3.5 cent për km ose 3.5 Euro për 100 km. Pra, krahasuar edhe me dokumentat që vetë kanë miratuar, kostoja që duhet të paguajë qytetari për rrugën është thuajse dyfishuar.

 

Me këtë koncesion qytetarit i duhet të nxjerrë nga xhepi 17.4 euro për të udhëtuar në të gjithë gjatësinë e autostradës, e cila është gjysëm e gatshme.

Nga 115 kilometra, 62 prej tyre janë rrugë ekzistuese. Tani jemi në një segment të tillë që ka nevojë vetëm për rikonstruksion, për të rritur cilësinë e rrugës. Për ne, është e papranueshme që koncesioni ta trajtojë këtë si një rrugë që ecën në një gjurmë të re, duke fryrë koston dhe, bashkë me të, edhe faturën që paguan në fund qytetari.

 

Partia Demokratike nuk është kundër zhvillimit të infrastrukturës.
Ne duam që Shqipëria të ketë rrugë të reja në çdo cep të saj dhe jemi partia që kemi investuar më shumë për rrugë moderne, edhe kur kryeministri i sotëm bërtiste kundër tyre.

Partia Demokratike është kundër vjedhjes së qytetarëve përmes koncesioneve me rrugët.

Po marrim një shembull konkret për të treguar ndryshimin e thellë mes nesh dhe për të treguar pse kjo vepër është konceptuar si një vepër korrupsioni.

Rruga më e re e përfunduar kohët e fundit është bypass i Fierit. Është një rrugë që e nisëm ne 7 vjet më parë. Ne siguruam fondet dhe lamë gati një procedurë ku 1 km rrugë ka kushtiar 1.8 milionë euro. Ndërsa qeveria në ikje e Edi Ramës po kërkon ta tenderojë rruigën Milot-Fier me rreth 20 milionë euro kilometri, po të llogaritet që 62 kilometra te saj janë rrugë ekzistuese.

Pa asnjë dyshim që kjo është vjedhja më e madhe e qeverisë në ikje. Edi Rama dhe Belinda Balluku kanë shumëfishuar kostot për të rritur çmimin e kalimit të udhëtarëve.
17.4 euro për një udhëtim vajtje-ardhje e bën këtë rrugë të papërballueshme dhe shumë të shtrenjtë për shumicën e qytetarëve.

Edi Rama dhe Belinda Balluku duhet t’u shpjegojnë shqiptarëve çfarë i detyron të ndërtojnë 1 kilometër rrugë 20 milionë euro.

Partia Demokratike e ka bërë të qartë: Ne nuk do të njohim asnjë vendim të marrë nga kjo qeveri 12 muaj para zgjedhjeve, pa iu nënshtruar më parë ligjshmërisë së vendimit. Në rastin e Milot-Fier gjithçka vjen era korrupsion!

Qëndrimi ynë është i ndershëm në raport me kompanitë private. Kush ka ndërmend të bëhet bashkëpunëtor me Edi Ramën në këtë vendim antikombëtar, që vjedh qytetarët në mënyrë skandaloze, ka akoma kohë të tërhiqet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...