Zekthi:Edi Rama ka dështuar në cdo fushë, do të shkatërrohet përfundimisht në fund të mandatit të dytë

Premte, 07 August 2020 19:55

 

Analisti Fitim Zekthi, duke folur për situatën aktuale politike në vend deklaroi në rubrikën “Opinion” në News24 se Edi Rama ka dështuar në çdo fushë duke parashikuar “shkatërrim përfundimtar’ në fund të mandatit të dytë.

“Opozita nuk e ka të thjeshtë të thotë të vërtetën. Kjo sepse kemi maxhorancën, por edhe krimin përballë. Ne kemi bërë denoncime të fuqishme. Kemi përballë një regjim. Në regjime të tilla duhet të ndodhë një avari që të kuptohet maskarallëku. Saimir Tahiri që bënte përditë propagandë, doli se mund të ishte i përfshirë në krime droge thjesht nga një përgjim në Itali.

 

Ministri i Brendshëm ka akuzë zyrtare, që nuk ndodh në Kolumbi e në Meksikë. Atje vriten kryetarë bashkie po, por nuk kanë dalë që të jenë të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike. Këto qeverisje marrin fund në mandatin e dytë. Qeveria Rama ka dështuar në të gjitha fushat. Do të shkatërrohet përfundimisht në mandatin e dytë”, tha Zekthi.

 

Fitim Zekthi theksoi se politika në shtator do të jetë e ashpër, duke vlerësuar se tashmë në vendin tonë qeverisja e krimi i organizuar janë një zinxhir i pandashëm.

 

“Nuk do të kemi koalicione para-zgjedhore. Është diçka e re dhe një ide e rrezikshme e Edi Ramës, duke i dalë kundër edhe Amerikës, Bashkimit Europian dhe të aleatëve të tjerë. Rama zgjodhi të ndryshojë Kushtetutën sepse kështu fiton, ndryshe jo. Politika edhe në shtator do të vijë e ashpër. Unë kam qenë kandidat për deputet dhe një shok gjimnazi më tha se nuk mund ta jap dot votën, për shkak se pronari i firmës ku punonte ishte me maxhorancën. Ne kemi sistem të mbyllur dhe për rrjedhojë edhe lista të mbyllura”, u shpreh Zekthi.

Më tej, Zekthi deklaroi se opozita e bashkuar do të përpilojë një listë të përbashkët në zgjedhje, pasi ekziston një frymë kombëtare e shqiptarëve për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti.

 

“Opozita do të jetë në një listë të përbashkët. Ne duhet të bëhemi bashkë, sepse ekziston një frymë kombëtare kundër Ramës. Njerëzit presin mezi që të ikë Rama nga pushteti. Papunësia është mizarable, ka probleme me rendin publik, nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka Gjykatë të Lartë etj.
Shqiptarët janë lodhur nga papunësia dhe varfëria, duan ndryshimin. Shqiptarët sot duan rrëzimin e Ramës kjo është e sigurt, ndërsa zoti Basha është një alternativë që shqiptarët e duan”, përmbylli Zekthi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...