Ndarja e Shqipërisë në 4 rajone,Shoqata e Bashkive:Vendim arbitrar, pushteti lokal vihet në kontroll të qeverisë

Saturday, 08 August 2020 10:23

 

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka reaguar për ligjin e miratuar nga qeveria për ndarjen e vendit në 4 rajone. Në materialin që i ka dërguar qeverisë për këtë ligj, Shoqata shprehet se projekti heq autonominë e pushtetit vendor dhe në vë pikëpyetje zbatimin e rregullave ndërkombëtare për pushtetin lokal.

“Projektligji nuk përcakton qartë tipologjinë e nivelit të dytë të qeverisjes vendore, por thjesht duket qartë si një marrëdhënie vertikale e pushtetit me të emëruarit e saj në këto 4 agjenci rajonale dhe zinxhirin e tij administrativ. Megjithë propozimet për “përfshirje” të nivelit të parë të qeverisjes vendore ajo që bie në sy është koncepti “Kapacitetet e forta fiskale dhe politiko-administrative” të kontrolluar nga qeveria. Kjo është ndoshta ana e errët ku pushtetit lokal vihet më shumë në kontroll të hollësishëm nga qeveria qendrore”,- thuhet ndër të tjera në reagimin e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Shoqatat vlerëson se projektligji nuk përcakton një ndarje të qartë të reformës territoriale. “Kjo do të thotë se hapësira për vendimarrje me përfaqësim, demokracisë dhe decentralizimit janë ende larg nga Karta Evropiane e Vetëqeverisjes Vendore e Këshillit të Evropës, bazuar në parimin e subsidaritetit dhe vendim-marrjes qytetare. Në projektligj është vështirë të kuptohet se cilit model reformimi të nivelit të dyte i referoheni ju; reformë territoriale, reformë funksionale, reforme demokratike apo reformë multi dimensionale. Ky koncept duhet të jetë i qartë plotësisht”,- thuhet në reagim.

Shoqata rekomandon se problemet që ka sistemi vendor nuk mund të zgjidhen me krijimin e agjencive menaxhuese. “Fakti që niveli i parë i qeverisjes vendore por edhe 12 qarqet aktuale demonstrojnë shkallë të dobëta të kapacitetit lokal – pra një sistem jo shumë i zhvilluar, gjithsesi kjo nuk justifikon aspak krijimin e agjencive /autoriteteve menaxhuese në 4 rajone. Zgjidhje do të ishte një reformë e plote dhe e thellë për nivelin e parë dhe të dytë, sa i përket territorit dhe funksioneve administrative”,- thuhet në reagim.

Shoqata e cilëson arbitrar faktin se nuk ka një hartë të qartë të ndarjes së 4 rajoneve. “Shumë arbitrar është fakti se për ndarjen në 4 rajone të Shqipërisë nuk thuhet se cili do jetë kompozimi territorial -administrativ për secilin nga 4 rajonet. Ndarje e tillë e vendit, mendojmë se duhet të kalojë nga një proces i gjatë analizash, proces me përfshirje dhe konsultim dhe shumë konsensual horizontalisht dhe vertikalisht”,- thuhet në reagim.

Gjithashtu shoqata shprehet se ky vendim duhet të ishte kaluar me anë të referendumit. “Ideale do ishte referendumi për reforma të tilla në nivele të pushtetit vendor. Marrëdhëniet ndërqeveritare (qendrore-lokale) kanë akoma një ndikim politik, dhe ky projektligj nuk kontribon në zgjidhjen e këtij problemi, sikundër nuk kontribuon edhe në shërbime me shumë dhe më cilësore për qytetarët dhe prezanton një mekanizëm shumë burokratik vertikal”,- thuhet në deklaratë.

Qëndrimi i plotë i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë mbi Projektligjin për Zhvillim Rajonal dhe Kohezion.

Së pari më lejoni t’ju falenderoj që ndani me ne këtë projektligj mbi zhvillimin rajonal dhe kohezionin.

Së dyti, theksoj se referuar eksperiencës së gjatë në qeverisjen vendore, reformimin dhe decentralizimin e saj, jemi përpjekur të sjellim komente dhe rekomandime mbi këtë projektligj, të cilat do ti gjeni më poshtë të përmbledhura, si dhe të detajuara në nene të veçanta.

Në gjykimin tonë, projektligji ka përcaktuar “Marrëdhënien midis nivelit të dytë të qeverisjes vendore dhe niveleve të larta të qeverisjes” dhe kjo nuk është në thelb diçka pozitive dhe nuk i shkon parimeve të decentralizimit të pushtetit vendor, demokracisë lokale dhe përfaqësuese.

Gjithashtu, sipas këtij projektligji, në “Marrëdhënien midis nivelit të dytë të qeverisjes vendore dhe bashkive”, këto të fundit prezantohen me përfaqësim në borde, çka është një pozitë shumë e dobët e të zgjedhurve vendorë në agjensi qeveritare të dominuara dhe me peshë të fortë qendrore.

Projektligji nuk përcakton qartë tipologjinë e nivelit të dytë të qeverisjes vendore, por thjesht duket qartë si një marrëdhënie vertikale e pushtetit me të emëruarit e saj në këto 4 agjenci rajonale dhe zinxhirin e tij administrativ.

Megjithë propozimet për “përfshirje” të nivelit të parë të qeverisjes vendore ajo që bie në sy është koncepti “Kapacitetet e forta fiskale dhe politiko-administrative” të kontrolluar nga qeveria. Kjo është ndoshta ana e errët ku pushtetit lokal vihet më shumë në kontroll të hollësishëm nga qeveria qendrore.

Kjo do të thotë se hapësira për vendimarrje me përfaqësim, demokracisë dhe decentralizimit janë ende larg nga Karta Evropiane e Vetqeverisjes Vendore e Këshillit të Evropës, bazuar në parimin e subsidaritetit dhe vendim-marrjes qytetare.

Në projektligj është vështirë të kuptohet se cilit model reformimi të nivelit të dyte i referoheni ju; reformë territoriale, reformë funksionale, reforme demokratike apo reformë multi dimensionale.

Ky koncept duhet të jetë i qartë plotësisht.

Fakti që niveli i parë i qeverisjes vendore por edhe 12 qarqet aktuale demostrojnë shkallë të dobëta të kapacitetit lokal – pra një sistem jo shumë i zhvilluar, gjithsesi kjo nuk justifikon aspak krijimin e agjensive /autoriteteve menaxhuese në 4 rajone.

Zgjidhje do të ishte një reformë e plote dhe e thellë për nivelin e parë dhe të dytë, sa i përket territorit dhe funksioneve administrative.

Shume arbitrar është fakti se për ndarjen në 4 rajone të Shqipërisë nuk thuhet se cili do jetë kompozimi territorial -administrativ për secilin nga 4 rajonet.

Ndarje e tillë e vendit, mendojmë se duhet të kalojë nga një proces i gjatë analizash, proces me përfshirje dhe konsultim dhe shumë konsensual horizontalisht dhe vertikalisht.

Ideale do ishte referendumi për reforma të tilla në nivele të pushtetit vendor. Marrëdhëniet ndërqeveritare (qendrore-lokale) kanë akoma një ndikim politik, dhe ky projektligj nuk kontribon në zgjidhjen e këtij problemi, sikundër nuk kontribuon edhe në shërbime me shumë dhe më cilësore për qytetarët dhe prezanton një mekanizëm shumë burokratik vertikal.

Modifikuar më Saturday, 08 August 2020 12:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...