Ka rënë shteti, siguria zero.7 vrasje në 20 ditë në Shqipëri

Saturday, 08 August 2020 20:39

të krimit. 24 vrasje në 6 muaj, 12 pas karantinës
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj publikoi statistika të cilat sipas tij, vërtetojnë që policia garanton rendin dhe sigurinë në vend. Ministri krenohet se janë bërë 28 vrasje dhe pse shifrat janë të përafërta me ato të viti të shkuar.

Nga 28 vrasjet me të cilat krenohet Lleshaj, 7 prej tyre janë kryer vetëm përgjatë 20 ditëve të fundit. Duke vënë në rrezik jetën e çdo qytetari që mund të ndodhet rastësisht në një vendngjarje dhe duke cënuar në tërësi situatën e rendit në vend. Qyteti me më shumë ngjarje kriminale mbetet Elbasani ku vetëm në pak ditë u kryen 3 vrasje, 2 vetëm brenda një nate.

 

Ajo që e bën situatën më alarmante është fakti se pjesa më e madhe e këtyre vrasjeve janë ekzekutime mafioze, midis tyre edhe grabitje të cilat përfunduan në vrasjen e njërit prej pronarëve. Atentatet vijuan edhe gjatë muajit gusht ku mbeti i vrarë taksisti 71-vjeçar, Abdulla Budlla, vrasja e Gëzim Saraçit në Gjirokastër si edhe krimi horror në Pogradec ku i biri i preu kokën të ëmës.

Në kulmin e sezonit turistik u shënua dhe atentati në ”Volorekë” të Pogradecit ku me 100 plumba, u qëllua drejt një hoteli për të ekzekutuar djalin e pronarit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...