Nga Ilir Demalia
Edi Rama, ti nuk je përgjegjës për firmën që ka vënë Kristaq Rama për pushkatimin e Avzi Nelës si sot 32 vjet më parë.
Ti je përgjegjës që për atë krim në gramhat e fundit të regjimit komunist, sepse, ende nuk ke kërkuar një falje publike për firmën e babain tuaj, i cili, sëbashku me firmën e Rita Markos, Sihat Tozaj, Eleni Selenica, Lumturi Rexha, Rrahman Hanku, firmosin pushkatimin e poetit Avzi Nela.
Në të kundërt, para disa ditësh, na the: “Jam krenar me Kristaq Ramën se ishte në anën e duhur të historisë”.Kush ishte ana e duhur e historise, litari në qafë i Havzi Nelës, me bustet e vogla të allçiut të Enver Hoxhes që mbushënshtëpitë e shqiptarëve bërë nga Kristaq Rama?!!
Në atë liste firmëtaresh për litarin në qafën e Avzi Nelës, ka dhe intelektualë që nuk kanë firmosur, si doktor Petrit Gaçe e të tjere.
Përpara se të nxitoje ti vendosje emër rruge në Durrës Kristaq Rama, do ishte mirë që 7 vjet si kryeminister të kishe bërë nje vizite në shtëpinë e Avzi Neles! Të ndizje një qiri në varrin e Avzi Nelës se ndoshta do të falte Avzi Nela, Kristaq Ramën, për aktin e të birit kryeminister.