Shehu publikon pamjet nga Bjellorusia: Po rrëshkasim në autokraci. Të reagojmë sot që nesër mos të thuhet Tirana si Minsku
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu teksa publikoi dje pamje nga protesta anti-qeveritare në Bjellorusi, apeloi për reagim të fortë në mënyrë që Tirana të mos shndërrohet nesër si Minsku.
“Shikoni me vëmendje, sot Biellorusi, dje Shqipëri, po nesër…? Pamjet e sotme në Minsk janë një “deja vu” e atyre në Tiranë të rreth një viti më parë. Kujdes, mbas pak pamjet e Minskut mund të bëhen nje tjetër “deja vu”, por kësaj here për Tiranën! Zhvillimet e fundit në Shqipëri, mungesa e institucioneve themeltare për sigurimin e demokracisë, si: Gjykata Kushtetuese, e Lartë, Qeverisja lokale moniste, Parlamenti i pupacëve që me tragjiko-komedinë e tij guxoi të prekë edhe Kushtetutën, duke kryer një Grusht Shteti, po e ccojnë vendin drejt një autokracie të rrezikshme sipas modeleve lindore. Demokracia “tretet” disa herë ngadalë e pa u kuptuar, tek ne kjo po ndodh nën dritën e diellit e me shpejtësi. Vetëm te “verbërit” mund të mos e shikojnë, frikacakët bëjnë sikur… derisa t’u laget… Guximtarët dhe demokratët reagojnë e duhet të reagojnë sot që nesër mos të thuhet Tirana si Minsku!”, deklaron ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu.