Nga Sali Berisha
Lexoni denoncimin e juristit dixhital!
Degradim ekstrem i Shkolles se Magjistratures!
Shnderrimi i saj ne shkolle te mafjes se partise shtet.
Keto jane standartet me te cilat mekohen gjykatesit dhe prokuroret e narkoshtetit. sb
Arben Rakipi kthen Shkollën e Magjistraturës në zyrë avokatie familjare dhe çiflig familjar. Skandal i rëndë në drejtësi. Askush nuk reagon.
Arben Rakipi është emruar drejtor i Shkollës së Magjistraturës, por në të njëjtën kohë punon si avokat dhe drejton zyrën ligjore "Rakipi & partners", me nipt: M01908027N. Ligji nr. 115/2016, i miratuar nga Parlamenti me konsensur thotë që “funksioni i Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës është i papajtueshëm me çdo funksion tjetër publik, anëtarësimin në partitë politike apo pjesëmarrjen në veprimtaritë e tyre, ose kryerjen e çdo veprimtarie tjetër fitimprurëse, me përjashtim të mësimdhënies dhe veprimtarive me natyrë shkencore”.
Por, Arben Rakipi nuk pyet për ligj. Këshilli Drejtues i Magjistraturës nuk e shkarkon, pasi Rakipi i ka mbuluar me para. Rakipi zyrën e tij të avokatisë e ka zhvendosur në Shkollën e Magjistraturës. Nga dera e shkollës del dhe shkon duke përfaqësuar klientët e tij në gjykata dhe prokurori. Gjyqtarët dhe prokurorët që japin vendime për klientët e Rakipit, Rakipi i ka punësuar tek shkolla që drejton si pedagogë.
Në konflikt interesi, Rakipi ka punësuar edhe gruan e tij në Shkollën e Magjistraturës, Vilma Rakipi.