Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo ka reaguar për situatën e pandemisë në vend duke u bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm.
Mesazhi i plotë i Vangjel Tavos në Facebook:
Mbroni veten dhe njëri-tjetrin pasi qeveria nuk po ju mbron më.
📌 Gjendje alarmante! Situatë dramatike me pandeminë.
📌 Spitalet janë plot me pacientë të infektuar me COVID-19.
📌 Mjekët dhe infermierët janë lënë të vetëm në përballimin e situatës, pa mbështetje nga Ministria e Shëndetësisë.
📌 Hapja e spitaleve të tjera për COVID-19 është mashtrim pasi nuk kanë bazën materiale dhe aparaturat e nevojshme. Nuk ka personel shëndetësor për të mbuluar nevojat. Ministria e Shëndetësisë ka mashtruar kur tha se kemi gati spitalet për COVID. Ky mashtrim duhet të dalë në dritë dhe të mbahen përgjegjës drejtuesit e saj.
📌 Ministria e Shëndetësisë gënjen dhe nuk bën transparencë për shtrimet!
📌 Vazhdoj apelimin për angazhimin e mjekut të familjes për përballimin e situatës, duke siguruar mjetet mbrojtëse për ta dhe trainim!
📌 Apel për të përgatitur spitalet rajonale për përballimin e ngarkesës rajonale, me qëllim shmangien e kolapsit total të sistemit.
📌 Apel për të plotësuar nevojat e reanimacioneve me aparatura.
📌 Të fillohet urgjentisht trajtimi me plazëm hiperimune. Është një shans që duhet tua japim të gjithë pacientëve që kanë nevojë.
📌 Duhet investim dhe jo propagandë dhe trainim i stafit e jo zgjerim i gjuhës gënjeshtare.
📌 I bëj gjithashtu apel qytetarëve të mbajnë maskat, distancën dhe higjenën e duarve.
📌 Mbroni veten dhe njëri-tjetrin pasi qeveria nuk po ju mbron më.
📌 Apeli i ekspertëve për strategji dhe për testime ka rënë në vesh të shurdhër dhe sot jemi në këtë situatë alarmante.
📌 Duhet një qeveri ekspertësh sa nuk është vonë!
📌 Qeveria e propagandës ka dështuar!
📌 Mashtrimi është e vetmja dhunti e saj – Ka mashtruar për çdo gjë deri më tani.
📌 Çdo ditë që kalon po na kushton jetë njerëzish.
📌 Ka të infektuar në të gjitha institucionet shtetërore madje edhe vetë në Kryeministri.
Rastet nuk tregohen e as ndiqen me transparencë.
📌 Pandemia është një e keqe e madhe për vendin por ata që po abuzojnë me këtë pandemi janë një e keqe edhe më e madhe!
VT