Po vjen “2 Marsi” i vjeshtës së nxehtë politike!

E Enjte, 13 August 2020 10:30

 

Po vjen “2 Marsi” i vjeshtës së nxehtë politike!
-Shqipëria po përballet me tre kriza kryesore: Kriza e rëndë politike e institucionale, kriza ekonomike dhe kriza shëndetësore e pandemisë së koronavirusit. Rrallë herë ka ndodhur që një vend, në kaq pak kohë, të ketë përballë sfida që lidhen me të ardhmen e demokracisë, funksionimin bazik të shtetit dhe shëndetin e qytetarëve. Secila prej krizave ka elementë të ndryshëm që kanë çuar vendin në përkeqësim, por përgjegjësi është vetëm një; qeveria “Rama”.

Shqipëria po përballet këto kohë me tre kriza kryesore. Kriza e rëndë politike e institucionale, kriza ekonomike dhe kriza shëndetësore e pandemisë së koronavirusit. Rrallë herë ka ndodhur që një vend, në kaq pak kohë, të ketë përballë sfida që lidhen me të ardhmen e demokracisë, funksionimin bazik të shtetit dhe shëndetin e qytetarëve. Secila prej krizave ka elementë të ndryshëm që kanë çuar vendin në përkeqësim, por përgjegjësi është vetëm një; qeveria “Rama”. Nëse do të kishim një qeveri të përgjegjshme që zbaton ligjet dhe kushtetutën që ka miratuar vetë, sot nuk do të ishim një shtet pa gjykata, pa institucione, pa zgjedhje dhe në thelb pa demokraci. Nëse do të kishim një mazhorancë të aftë dhe zyrtarë profesionistë, sot nuk do të ishim vendi më borxhin publik më të madh në rajon dhe Europë dhe as shteti me ekonominë më të rrënuar dhe pa shpresë. Nëse do të kishim një qeveri serioze që pandeminë e koronavirusit do të shikonte si fatkeqësi kombëtare, siç e sheh gjithë bota, dhe jo si mundësi për shfaqje propagandë dhe luftë politike, sot qytetarët nuk do ishin kaq të tmerruar nga paaftësia menaxhuese e kryeministrit.

 

Për të gjitha këto problemi kryesor është qeveria dhe jo opozita. Opozita ka mëkatet e saj që ishte dorëzimi i mandateve. Por me që opozita dogji mandatet, kjo nuk do të thotë se Edi Rama ka leje të djegë vendin e të shkatërroi çdo gjë dhe Rilindja të vjedhë çdo pasuri që ka Shqipëria mbi dhe nën dhe, bile edhe në det. Të treja krizat kanë efekte shkatërruese për vendin dhe tashmë nuk po flitet me as për negociata, integrim dhe rritje ekonomike, por për mbijetesë. Kjo situatë, me vendin që shkatërrohet dhe qeverinë që sillet sikur po bën reforma historike nuk mund të vazhdojë më gjatë. Çdo ditë, javë dhe muaj që vazhdohet me këtë qeverisje përkthehet vite të humbura për qytetarët dhe mundësi të shkatërruara për vendin. Sjellja e gjithë faktorëve politikë sikur po jetojmë në një vend normal dhe situatë jo problematike nuk bën asgjë tjetër veçse i jep mundësi Edi Ramës të bëjë spektakël politik. Por sado të vazhdojë shoë rilindas, qytetarët po e shohin dështimin në xhepat e tyre bosh dhe dyert e institucioneve ku përplasen pa shpresë. Teksa tallet me qytetarët, rilindja përgatitet për mandatin e tretë qeverisës duke ndryshuar kushtetutën, duke bërë reformë të njëanshme zgjedhore, e sigurisht duke vjedhur dhe manipuluar votat. Ndërkohë krizat i mbivendosen njëra-tjetrës dhe nga një shtet dikur demokratik, sot gjithnjë më shumë po i ngjajmë një regjimi që komandohet vetëm nga një njeri dhe një grup njerëzish. Për të gjitha këto arsye, axhenda politike në vjeshtë nuk mund të jetë sikur jetojmë në vendet nordike dhe jo në shtetin më të rrënuar të Ballkanit. Oreksi i rilindjes duket ndalur dhe paligjshmëria duhet ndëshkuar. Aksioni nuk duhet të nis vetëm kur të afrohen zgjedhjet e radhës, por që në shtator. Presidenti Ilir Meta në një mesazh të dhënë dje për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë solli në vëmendje faktin se brezi që ka në dorë të ardhmen e vendit, sot po detyrohet të emigrojë dhe të mos gjejë asnjë mundësi këtu në vend. Statistikat flasin se në 8 vite, 200 mijë prej atyre që janë larguar nga vendi janë të rinj. Të pa shpresë nga rilindja dhe pa asnjë rrugëzgjidhje për të ndërtuar jetën këtu, të rinjtë po zgjedhin të braktisin vendin. Kjo është një arsye më shumë që qytetarët që kërkojnë largimin e rilindjes një orë e më parë.

Paligjshmëri e kësaj qeverie dhe atentatet ndaj Kushtetutës morën një përgjigje madhështore me manifestimin kombëtar të 2 marsit. Qytetarët dolën masivisht në rrugë kundër qeverisë për të kundërshtuar anti-shtetin e rilindjes, por mesa duket mesazhe nuk është kuptuar nga kupola qeverisëse. Qëndrimet e kësaj qeverie po e bëjnë të pashmangshëm një tjetër “2 Mars” dhe manifestim kombëtar.

Dhe Ilir Meta me sa duket, sipas informacionëve të besueshme do të fillojë në shtator “2 Marsin” tjetër, që do të nis me fjalim para Kombit dhe më pas shpërndahet parlamenti si një vend krimi kushtetues dhe një parlament ilegjitim për vendime kushtetuese.

Mitingu i 2 marsit 2020 ishte paralajmërues për klikën e pushtetit. Ndërsa “2 marsi” tjetër jo si datë, por si miting-protestë do jetë përballje finale, dhe që do kryesohet nga Presidenti në shesh. Vjeshta do jetë më e nxehtë se korriku!
KohaJone

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...