Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në seancën e dhurimit të gjakut të organizuar nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane në Tiranë. Meta e ka vlerësuar shumë këtë akt të ndërmarrë në një moment kaq delikat, jo vetëm për shkak të stinës së verës, po dhe sfidës së pandemisë.
“Është me shumë domosdoshmëri të organizojmë një seancë të tillë edhe në ditët e ardhshme, që të ndihmojmë fëmijët që vuajnë nga talasemia apo kanë sëmundje kronike dhe e kanë të domosdoshme dhurimin e gjakut për një jetë sa më normale, – tha Meta. – Falenderoj edhe njëherë Kryegjyshin për këtë përgjigje të menjëhershme, falenderoj shumë besimtarët dhe përfaqësuesit e komunitetit që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm me një organizim perfekt.
Jam i bindur se me këtë akt, ata kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për fëmijët dhe bashkëqytetarët që kanë nevojë për gjak për të vazhduar normalisht jetën të pashqetësuar nga mungesa e gjakut.”