Berisha/Me ne fund:“Fajin nuk e ka Saliu por e kane te rinjte”!Stop fajesimit te te rinjve nga Edvin Hajduti

E Enjte, 13 August 2020 15:39

Nga Sali Berisha

Me ne fund: “Fajin nuk e ka Saliu por e kane te rinjte”!
Stop fajesimit te te rinjve nga Edvin Hajduti
Ata jane sot me te braktisurit ne Shqiperi!
90 perqind e tyre nuk perfituan asnje lloj ndihme gjate karantines 60 ditore.
Te rinjte nuk jane shkaku i perhapjes por viktima kryesore sociale e covid19!
Miq, cdo dite Edvin Hajduti me zedhenesat dhe mediat e tij te Arben dhe Karlo Malavites e Ymer Çorapes, direkt apo me nentekst sulmon dhe fajeson te rinjte si pergjegjes per daljen totalisht jashte kontrolli te pandemise se covid 19 per shkaqe qe lidhen direkt me vjedhjet, korrupsionin, cinizmin dhe xhahillekun e tij.
E verteta eshte se nuk jane te rinjte shkaku i perhapjes se madhe te pandemise por mjerisht ata jane sot viktima sociale me kryesore e saj.

Keshtu, nje raport i Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë dhe Qendres për të Drejtat e Fëmijëve provon se:
“Pandemia shtoi kriminalitetin, papunësinë, dhunën dhe varfërinë tek të rinjtë në Shqipëri“ - Ky raport gjene se sipas pyetësorit kombëtar me të rinjtë, te zhvilluar gjatë periudhës së mbylljes së detyruar të Shqipërisë për shkak të pandemisësë Covid-19 rezulton se afro 50 perqind e të rinjve deklaruan se ata ose një familjar i tyre, humbën vendin e punës gjatë pandemisë, mbi 90 për qind pohuan se nuk kanë përfituar asnjë lloj ndihme nga qeveria gjatë mbylljes së detyruar. Anketa zbuloi se gjatë karantinës mbi 60 për qind e të rinjve pohuan dhunën e shtuar në familjë, dhe mbi 80 për qind thanë se viktimat kryesore të dhunës ishin vajzat dhe gratë.

Pra raporti fakton qarte se te rinjte ne Shqiperi ne periudhen e shtetezimit te kohes nga Edvin Kristaq Hajduti ishin dhe viktima kryesore te ketij shtetezimi te deshtuar.

Te perpiqesh te mbulosh deshtimin e plote ne kontrollin dhe manaxhimin e pandemise siç ben me propaganden e tij Edvin Hajduti eshte nje akt zuzar, cinik dhe i shpelare.

Covid 19 ne Shqiperi doli jashte kontrolli jo nga te rinjte por nga shkaqe qe nuk kane asnje lidhje me te rinjte dhe konkretish:

1-Nuk jane te rinjte por Edvin Hajduti me zedhenesat e tij qe nuk moren absolutisht asnje mase paraprake ne sigurimin e qendrave te karantines, testeve, maskave, respirtatoreve ne sasine e duhur per perballimin e pandemise.
2-Nuk jane te rinjte por Edvin Hajduti dhe zedhenesat e tij qe vodhen me tenderat dhe prokurimet e mjeteve per pandemine duke i blere ato me shumice me çmime dy e tre here me te larta se sa çmimi i shitjes me pakice.
3-Nuk jane te rinjte por Edvin Hajduti qe manipuloi, fallsifikoi qe ne fillim çdo tregues te covid 19 vetem e vetem per te deklaruar sukses fallco dhe per tu thene shqiptareve shyqyr qe ne kete fatkeqesi shekulli pate kryeminister Edi Ramen, i cili ne fakt eshte ne vehte nje fatkeqesi me e madhe se sa covid19 dhe pandemia e tij.
4-Nuk jane te rinjte por Edvin Hajduti dhe zedhenesat e tij qe me xhahillekun e tyre shnderruan QSUT dhe qendrat e tjera spitalore ne bomba biologjike qe perhapen me shpejtesi pandemine ne te kater anet e vendit.
Denoj me ashpersi e neveri sulmet e stisura direkte dhe indirekte te Edvin Hajdutit dhe zedhenesave dhe mediave te tij ndaj te rinjve si pergjegjes per daljen jashte kontrolli te pandemise dhe kerkoj caktimin e nje pagese minimale per çdo te ri qe nuk punon apo vazhdon shkollen si kushti me kryesor per ti mbrojtuar ata nga pasojat e renda te pandemise. sb

Modifikuar më E Enjte, 13 August 2020 15:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...