Panariti:Opozita dhe qytetarët do bëjnë çdo gjë që të ndalojnë zhvillimin e zgjedhjeve të deformuara

Premte, 14 August 2020 08:19

 

“Nuk besoj se opozita do të lejojë që të “kalcifikohet” kjo masakër e proceseve zgjedhore dhe e së drejtës së përfaqësimit për t’i dhënë fitore në tavoline pushtetit monist. Aksioni opozitar i mos bindjes dhe mos nënshtrimit ndaj antikushtetutshmerise dhe mbrojtjes së të drejtave, mbetet e vetmja rrugë”

Ish-ministri i Jashtëm, Edmond Panariti deklaron se opozita i ka ezauruar të gjitha mundësitë e dialogut me qeverinë për ndryshimet Kushtetuese dhe reformën zgjedhore. pas këtyre hapave të qeverisë, Panarit shprehet se rruga e vetme e opozitës është “aksioni opozitar i mos bindjes dhe mos nënshtrimit ndaj antikushtetutshmerise dhe mbrojtjes së të drejtave”. Në një intervistë për “Koha Jonë”, Panariti shprehet se “se opozita do të lejojë që të “kalcifikohet” kjo masakër e proceseve zgjedhore dhe e së drejtës së përfaqësimit për t’i dhënë fitore në tavoline pushtetit monist”. Ish-ministri komenton dhe situatën ekonomike në vend duke u shprehet se borxhet e fshehura dhe keqqeverisja me financat, po e çon Shqipërinë drejtë skenarit grek.

Pandemia e koronavusit vijon të jetë një kërcënim serioz për qytetarët. Si e ka menaxhuar qeveria situatën deri më tani dhe çfarë duhet bërë që në dimër të mos kemi një tjetër mbyllje në karantinë të vendit?
Për fat të keq me trendin aktual rrites ditore me rreth 3 perqind çdo ditë të rasteve të infektuara me covid-19 dhe të shtruara në spitale, pritet që shumë shpejt deri në fund të shtatorit të kemi rreth 500 vetë të shtruar në spitale, që është rreth dy herë më shumë se sa mund të mbajnë dy sptalet tona QSUT dhe Sanatorium.
Kjo do të thotë që nëse nuk i dyfishojmë urgjentisht kapacitetet spitalore me 500 shtreter deri në fillim të shtatorit, sistemi do të futet në kolaps. Ndërsa në fund të vjeshtës, fillim dimri duhen të paktën 2000 shtretër për pacientet covid . Së bashku me identifikimin dhe izolimin e rasteve pozitive , vetëm kjo do ta shpetonte vendin nga mbyllja e detyruar.
Përndryshe do t’i rikthehemi serish metodave mesjetare të kontrollit të infeksionit siç është mbyllja, shoqëruar me show butaforik të mjeteve të blinduara dhe të forcave të armatosura në rrugë. Kjo metodë duket se preferohet nga qeveria sepse është rast i artë për të shkelur liritë dhe të drejtat dhe për të qeverisur me dekrete dhe ligje antikushtetuese, siç u provua me shembjen e teatrit dhe shumë akte të tjera gjatë mbylljes së sforcuar.
Por rikthimi te mbyllja do të ishte një dështim i pastër, pasoja e keq menaxhimit dhe abuzimit.

Veç pandemisë, Shqipëria po kalon një krizë të rëndë politike. Në kushtet kur qeveria nuk pranon dialog dhe bën gjithçka për minimin e konsensusit, cili do të jetë aksioni i opozitës?

Së pari, opozita në mënyrë dinjitoze i “ezauroi” me durim dhe këmbëngulje të gjitha shtigjet e dialogut, si dhe të gjitha instrumentet ligjore dhe demokratike për të kundërshtuar, ndryshimet jo kushtetuese të kushtetutës. Ajo po kundërshton me forcë edhe ligjin e “Salamandrës” së rajoneve për përfitime të pastra zgjedhore nga partia në pushtet.

Nuk besoj se opozita do të lejojë që të “kalcifikohet” kjo masakër e proceseve zgjedhore dhe e së drejtës së përfaqësimit për t’i dhënë fitore në tavoline pushtetit monist. Aksioni opozitar i mos bindjes dhe mos nënshtrimit ndaj antikushtetutshmerise dhe mbrojtjes së të drejtave, mbetet e vetmja rrugë.
Nga pikëpamja afatgjatë, me rrënimin e financave të shtetit dhe degradimin e institucioneve, duket se rilindja po lë pas “tokë të djegur”. Si do të realizojë premtimet opozita kur praktikisht buxheti do shkojë për të shlyer borxhin publik ose për pagesën e koncesioneve?

Si Specialist Bujqësie kam mësuar se një “toke e djegur” para se të mbillet dhe kultivohet duhet pluguar dhe përmbysur shumë thellë.

Unë besoj se ne me financat tona, po shkojmë drejt skenarit grek, i cili kaloi në dy faza. Me ardhjen në pushtet opozita duhet të bëjë transparent borxhin real publik, duke llogaritur përfshirë dhe futur në fatura dhe borxhet e fshehura të koncensioneve, faturave të papaguara të TVSH, punëve publike etj, të cilat e çojnë detyrimin faktik sa afersisht 100 perqind e prodhimit bruto. Nxjerrjen e përgjegjësive dhe të fajtorëve dhe sa dhe si janë dëmtuar dhe dëmtohen qytetarët në portofolet e tyre nga ky borxh ekstravagant dhe abuziv. Më pas ristrukturim të kësaj grope të zezë të financave, me ndërhyrje energjike, por të kujdesshme në bashkëpunim me kreditorët ndërkombëtarë dhe ata vendas.

Ndryshimet e njëanshme Kushtetuese kaluan në Kuvend nga qeveria megjithë kundërshtimin e opozitës reale të vendit dhe një pjesë të ndërkombëtarëve. Që pas 30 korrikut opozita nuk ka ndonjë reagim konkret lidhur me këtë çështje. Kjo do të thotë që opozita reale do të hyjë në zgjedhje me “rregullat e lojës” që ka caktuar Edi Rama?

Opozita do të përpiqet me të gjitha mënyrat dhe kam besim që do t’ja dalë të “pengojë” organizim të zgjedhjeve të deformuara dhe jo përfaqësuese. Ajo do të ndalë me fuqinë e saj dhe mbeshtetjen e popullit , “fabrikimin” e procesit zgjedhor me teknologjinë e pushtetit . Sepse zgjedhjet e lira dhe përfaqësuese e nxjerrin atë sipas të gjitha sondazheve fituese bindëse të votës popullore.

Në Mesdhe prej disa javësh ka zhvillime të rëndësishme për përcaktimin e kufijve detarë mes shteteve. Ndërkohë Shqipëria ka një çështje pezull me Greqinë, e cila ende nuk duket drejt zgjidhjes. Si e vlerësoni qëndrimin e qeverisë “Rama” ndaj kësaj mosmarrëveshje me Greqinë dhe cila duhet të ishte zgjidhja më e pranueshme për shtetin tonë?

Shqipëria dhe Greqia, janë të interesuara dhe besoj së kanë vullnetin për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme për zonat ekskluzive, ekonomike dhe detare. Me përfitim të ndërsjelltë. Ndofta metodologjia e ndjekur në delimitimin e këtyre zonave midis Greqisë dhe Egjiptit mund të ishte një precedent për ta rimarrë procesin. Opozita do të jetë ajo që do të punojë për arritjen sa më parë të kësaj marrëveshje sapo të vijë në pushtet, sepse ndryshe nga premtimet duket qartazi qeveria as që ka ndërmend që ti “fryjë” kësaj patateje të nxehtë, të cilën e përdori sa mundi për përfitime politike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...