PAA:Totalitarizmi, kërcënim real për Shqiperinë! Reagimi publik paqësor të jetë maksimal

Premte, 14 August 2020 10:15

 

Partia Agrare Ambientaliste ka dalë me një deklaratë, ku thuhet se totalitarizmi është një kërcënim real edhe për Shqipërinë, prandaj dhe reagimi popullor duhet të jetë maksimimal.

Deklarata e PAA-së publikuar nga ish-ministri i PS, Arben Malaj

 

Totalitarizmi është një kërcënim real edhe për Shqipërinë. Simptomat janë të qarta ndaj reagimi publik paqesor duhet të jetë maksimal. Simptomat kryesore janë:
1.Kufizimi apo përkeqësimi i lirive politike dhe ekonomike;
2. Kufizimi dhe shtypja direkt ose indirekt e fjalës së lirë;
3. Përqëndrimi i pushtetit ekonomik dhe politik në më pak duar:
4. Vjedhja dhe manipulimi I zgjedhjeve;
5. Zhvillimi I zgjedhjeve parlamentare dhe vendore pa alternativa konkurruese;
6. Vonimi apo bllokimi qoftë edhe i përkohshëm i ti ardhmes evropiane;
7. Zbehja dhe renia e reagimit dhe angazhimit publik;
8. Vazhdimi i kulturës së pandërshkueshmerisë të hajdutëve të babëzitur dhe me pushtet politik;

9. Përkeqësimi i renditjes së Shqipërisë në indekset ndërkombëtare.

Janë prova të mjaftueshme se vendi ynë ka një rrezik në rritje të sundimit nga liderë arrogantë, dhe të babëzitur.

Liderë që për pushtet absolut korruptohen në mënyrë absolute në kurriz të gjithë shqiptarëve.

Mungesa e angazhimit për reforma të thella demokratike, sociale, ekonomike e politike, perpjekjet manipuluese për të bllokuar reformën zgjedhore për të zgjatur pushtetet e tyre arrogante dhe të babëzitur, janë dëshmia konkrete e tendencave deri totalitariane që po kërcënojnë të ardhmen e shqiptarëve.

Zgjedhjet vendore 2020 dhe zgjedhjet parlamentare 2021, duhet të jenë pika e kthimit e ndërgjegjesimit të popullit shqiptar për ta ndalur çdo tendencë tolitariane në të sotmen dhe të ardhmen e tij.

 

Modifikuar më Premte, 14 August 2020 10:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...