Lajmet në orët e mbremjes së kësaj të premte (datë 14 gusht) nga Kakavija tregojnë se ndonëse numri i sporteleve shqiptare dhe atyre greke është rritur për kalimin e qytetarëve shqiptarë, përsëri fluksi i makinave që turren drejt kufirit nuk po ndalon.
Mijëra shqiptarë janë bllokuar prej tre ditësh në pikat doganore me Greqinë.
Pamjet më poshtë janë nga dogana e Kakavijës, ku radha e makinave ka arritur deri në 20 kilometra. Autoritetet greke kanë ndryshuar procedurat e hyrjes së shtetasve të huaj në Greqi dhe qytetarëve shqiptarë u kërkohet testi i bërë 72 orët e fundit për koronavirusin. Të bllokuar në një mot të nxehtë me temperatura që shkojnë në 37 gradë, pa ujë, pa shërbime të ndryshme jetike, me femijë të vegjël apo edhe të moshuar kjo është drama që po luhet në radhët e gjata.
Ndonëse në segmente kohore ka ndihma nga policia për ujë, por kjo nuk zgjidhet me polici. Zgjidh vjen me ndërhyrje nga qeveritë përkatëse, duke negociuar.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhçka ka shkuar në Kakavijë për të biseduar me palën greke. Në një prononcim për mediat, Xhaçka tha se po negociojnë me autoritetet greke që të punohet edhe gjatë natës. Ministrja e mbrojtes vazhdon akoma në kufi, kurse kryeministri ndodhet buzë detit.