Presidenti Ilir Meta kujton sot 150-vjetorin e lindjes së veprimtarit të dalluar të Rilindjes Kombëtare, Josif Bageri.
Në një mesazh në ‘Facebook’, Meta shkruan se Bageri ishte një poet me talent të rrallë, prozator, gazetar dhe publicist i spikatur, që tërë jetën dhe veprën ja kushtoi çështjes kombëtare
Mesazhi i Metës:
“Dëshira dhe qëllimi ynë âsht të ç`gjumim kombin prej gjumit rônd dhe t’a shohëm të nisun në udhët gjënd të kjytetnimit dhe t’kullturës”.
Sot, në 150-vjetorin e lindjes të veprimtarit të dalluar të Rilindjes Kombëtare, Josif Bageri, nderojmë kujtimin dhe veprën e paharruar të gjuhëtarit dhe atdhetarit shqiptar ortodoks nga Reka e Maqedonisë së Veriut, në funksion të përhapjes së dijes, ndjenjave më të larta të atdhedashurisë dhe vlerave më përbashkuese të shqiptarëve.
Poet me talent të rrallë, prozator, gazetar dhe publicist i spikatur, tërë jetën dhe veprën ja kushtoi çështjes kombëtare, në veçanti mësimit, mbrojtjes dhe promovimit të gjuhës shqipe, duke u kthyer në model e shembull frymëzimi për gjenerata të tëra të shqiptarëve në të gjitha trojet ku ata jetojnë, në veçanti në Maqedoninë e Veriut, për mbrojtjen e identitetit tonë kombëtar dhe europian. 🇦🇱