Situata kaotike në Kakavijë, Luan Rama: E turpshme dhe kriminale, qeveria po tallet me shqiptarët!

Saturday, 15 August 2020 11:33

 

Zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama, reagon për situatën kaotike të krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, duke thënë se ajo që po ndodh prej disa ditësh është pak ta quash e rëndë.

Sipas tij, qeveria shqiptare e ka për detyrë t’ju shërbejë shqiptarëve kudo ku ata të jetojnë e të punojnë, kudo që të gjenden e në çdo kohë.

Reagimi i Luan Ramës:

KUR QEVERIA TË LE NË RRUGË E TALLET ME TY !…

 

Ajo që po ndodh prej disa ditësh, është pak ta quash e rëndë.
Eshtë një shëmti dhe ligësi e paprecedentë e qeverisë së Republikës së Shqipërisë, ndaj qytetarëve shqiptarë.

 

Sepse, qeveria e Republikës së Shqipërisë e ka për detyrë t’ju shërbejë shqiptarëve kudo ku ata të jetojnë e të punojnë, kudo që të gjenden e në çdo kohë.

Në mes të vapës zhuritëse të mesgushtit, dhe jo të një mesgushti dosido, por edhe më zhuritës e po aq edhe më vrasës prej pandemisë së koronavirusit, mijëra qytetarë shqiptarë janë lanë në mes të rrugës.

 

U lanë në mes të rrugës dhe të braktisur prej qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

 

U lanë të braktisur e të tallur.
U lanë të tallur e të poshtëruar.
U lanë të poshtëruar e të fyer.

 

Si njerëz pa zot e pa njeri që të kujdeset për ta!

Pa asnjë ndihmë, pa asnjë mbështetje, pa asnjë përkujdesje!

E si sintezë e gjithë asaj maskarade pamëshirshmërie dhe mungese deri në ligësi e ndjenjave më njerëzore, asnjë fjalë tjetër nuk është më e plotë se fjala KRIMINALE, për të cilësuar qëndrimin e qeverisë së Republikës së Shqipërisë ndaj qytetarëve shqiptarë të braktisur në Kakavijë të Gjirokastrës!

Po, vetëm një fjalë e vetme e përmbledh marrëdhënien, raportin, ndërveprimin dhe qëndrimin në këtë rast të qeverisë së Republikës së Shqipërisë me qytetarët shqiptarë: KRIMINALE!

Sjellje kriminale.
Qëndrim kriminal.
Mosveprim kriminal.

Nuk dua ta mendoj si një qëndrim të qëllimtë sepse jam i bindur që nuk është qëndrim i qëllimtë.

Por, edhe prej mosveprimit prej paaftësisë, sjella e qeverisë ka të njejtën pasojë si të ishte një qëndrim i qëllimtë.

Edhe prej mungesës së ndjenjës së përgjegjësisë në përmbushjen e detyrës, sjellja e qeverisë ka të njejtën pasojë mbi qytetarët e braktisur, si të ishte një qëndrim i qëllimtë.

Edhe prej faktit se qeveria është vetëm një tufë kokëboshësh eunukë e ca të tjera të mjera që kanë pëlqyer të jenë aty prej të tjera kriteresh, që nuk kanë asnjë lidhje as me meritën, as me zotësin, as me përgjegjshmërinë, por që të vetmen “meritë” kanë aftësinë për të na dëshmuar se janë qenie frymore pa asnjë grimë dinjitet njerëzor, pa asnjë ndjeshmëri solidariteti që do të duhej të ishte më e pakta, pa asnjë skrupull moral dhe njerëzor, qëllimi në të njejtën kahje shkon dhe sjellja e qeverisë ka të njejtën pasojë mbi qytetarët e braktisur, si të ishte një qëndrim i qëllimtë.

 

Sepse, edhe sikur një qytetar i vetëm të kishte mbetur në rrugë, e jo më mijëra të tillë të shpërndarë nëpër disa kilometra, qeveria duhet të ishte mbledhur menjëherë dhe gjente e të ofronte zgjidhje.

Sepse prej qeverisë kërkohet zgjidhje.
Asgjë tjetër, por vetëm zgjidhje.

Por qeveria e Republikës së Shqipërisë nuk e bëri.

As nuk u mblodh, as nuk u shqetësua, as nuk gjeti zgjidhje.
Sepse nuk di të gjejë zgjidhje!

Qeveria e Republikës së Shqipërisë i braktisi qytetarët e vet!
Qeveria e Republikës së Shqipërisë i poshtëroi qytetarët e vet.
Qeveria e Republikës së Shqipërisë i la qytetarët e vet si njerëz të mjerë e pa përkujdesje.

Është e rëndë, por e vërtetë.
Është e turpshme dhe kriminale.
Po, po, është KRIMINALE!

Sepse kështu ndodh kur qeveria të le në rrugë e tallet me ty!

Një qeveri e shërbimit ndaj qytetarëve, do të duhej të shkonte e të vendosej atje mes qytetarëve.

Dhe menjëherë qeveria do të duhej të krijonte, të instalonte e të bënte funksional atje në mes tyre sistemi i njesive të shërbimeve më të domosdoshme jo vetëm përmes angazhimit të strukturave të emergjencave civile, por edhe të shërbimit me ekip të plotë e të specializuar të asistencës mjekësore, përfshirë edhe shërbimin e testimit të covid-19-ës dhe pajisjen me dokumentin që kërkon pala greke për lejimin e kalimit të kufirit.

E natyrisht, duhej instaluar sistemi i furnizimit me ujë të pijshëm dhe me ushqime.

Paralel më keto masa, do të duhej të dërgoheshin e të instaloheshi menjëherë çadra fushimi për të bërë të mundur kalimin e natës si dhe krijimin e të gjithë infrastrukturës së sherbimeve më të domosdoshme njerëzore.

Kaq do të ishte më e pakta që duhej të bënte një qeveri e përgjegjshme e shërbimit ndaj qytetarëve të vendit të vet.

E bëjnë të gjitha qeveritë e vendeve të tjera, jo për qytetarët e vendeve të tyre se nuk ndodh me askën tjetër ajo që ndodh me shqiptarët në vendin dhe në tokën e tyre, por e bëjnë edhe me emigrantët e paligjshëm kur halli i shtyn e të zenë derën e shtëpisë.

Ndërsa qeveria e Republikës së Shqipërisë, i la qytetarët e vendit të vet të braktisur e të tallur në mes të rrugës, në ketë mesgushti zhuritës prej vapës e vrasës prej pandemisë!

Sepse kështu ndodh kur qeveria të le në mes të rrugës dhe tallet me ty!…

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...