Kakavijë, qytetarja:Rama të dalë këtu dhe jo të marrë lekët e njerëzve dhe të zbukurojë qytetin.Kjo është bukuria, si jeton populli

Saturday, 15 August 2020 13:50

 

Thirrje të dëshpëruara e shpërthime jo pa shkak të qytetarëve që presin prej dy ditësh në Kakavijë për të kaluar drejt Greqisë. Një qytetare e ka lënë pas bashkëshortin dhe ka nisur rrugën drejt pikës kufitare më këmbë.
Ajo thotë se është e vetmja që punon dhe i duhet të kthehet sepse nuk mund të rrijë në karantinë pasi humb punën. Si shumë të tjerë dhe ajo tha se ka ardhur për tre ditë për të bërë pasaportën dhe pranon më mirë të vdesë.
“Nuk e di se sa kam ecur. Kam dy ditë që pres. Erdha këtu për pasaportën për tre ditë, e kam paguar ta marr sa më shpejt. Ai shtet andej nuk më do pa pasaport. Si të veprojmë? Kemi shtet apo jo. E lashë burrin tim atje poshtë dhe po eci. Nuk e di ça jemi shqiptarë apo grekë. Andej na shfrytëzojnë si shqiptarë, këtu si grekë. Jemi të papunë, nuk kemi lekë të paguajmë vaksinën dhe andej dhe këtej. Na pyesin a të ka dhënë ndihmë shteti, një shishe ujë është ndihma e shtetit? Unë jam grua ku do vete të urinoj? Jam me perioda ku do shkoj të ndërrohem këtë thuaji shtetit. Është bërë rruga hale. Kemi shumë frikë po çfarë do bëjmë. Largojmë frikën për arsye se nuk kemi. Se duhet të na mbajë shteti këtej për të bërë vaksinat. Do vazhdoj rrugën, do pranoj të vdes çfarë do bëj. Më mirë të vdes se sa të jetoj. Andej nuk jetoj dot, këtu jo, kërkoj vdekjen e jetës sime. Vetëm unë punoj, burrin e kam pa punë, jam e detyruar të kaloj sepse do më ndjekin nga puna, do më fusin në karantinë. Këtu nuk kam lekë të paguaj karantinën, si të veproj të më thotë shteti mua. A ka shtet apo jo? Vini na kërkoni vetëm vota, atëherë bëhet i mirë shteti. Njeriu kërkon vdekjen. Ndodhi aksidenti për hiçgjë. Do mendojnë që e kishte të shkruar, jo. Ai fëmijë u gdhi këtu dy ditë rresht dhe erdhi puna donte të kalonte të urinonte andej, një pakujdesi e ambulancës i iku jeta fëmijës. Si vepron ai prind, ai shtet. Ka shtet apo jo? Për atë të dalë Rama këtu dhe jo të marrë lekët e njerëzve dhe të zbukurojë qytetin. Kjo është bukuria e qytetit, si jeton populli”, deklaron gruaja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...