Shteti në kaos në Kakavijë/Xhaçka i bie gozhdës, Lleshi patkojit

Saturday, 15 August 2020 15:26

Shteti shqiptar nuk është kapur vetëm duke pushuar, të gjithë ministrat janë me leje, por edhe në kaos te plotë dhe mungesë kordinimi, lidhur me situatën emergjente në Kakavijë. Ndërsa kryeministri Rama nga vila e vet buzëdetit në Dhërmi kririkon qeverinë greke se përdor në mënyrë të panevojshme tamponat dhe u premton atyre që kanë prej tre ditësh pa bukë, pa ujë dhe pa WC, se “nuk do jë jenë asnjëhere vetëm”, në terren po ndodh e kundërta.


Mjafton të lexosh me kujdes deklaratat që nxjerr njëra ministri dhe tjetra, për te kuptuar se situata është ku thërret qameti. Lapsi.al e ka bërë dhe krahasimi është sa për te qarë, po aq dhe për te qeshur.
Ndërkohë që ministra e mbrojtjes premton permiresimin e krizës, ajo e Brendëshme thote të kundërten.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaroi sot se autoritetet vijojnë komunikimet me qeverinë greke për të pasur lehtësim të procedurave për kalimin e qytetarëve. Ky pohim i saj u bë titull lajmi në të gjitha mediat pro qeveritare.

Por entuziazmi nuk zgjati shumë. Sepse nga trupat e Sandër Lleshit njoftimet qenë të tjera.

Policia u bëri apel qytetarëve që të mos dynden të gjithë në një ditë drejt Kakavijës. Madje ndryshe nga shefja e ushtrisë ajo njoftoi se nga e hëna do të ketë masa më shtrënguese për të hyrë në Greqi pasi do te kete një numër më te kufizuar që do të lejohen të hyjnë në shtetin grek.

Pra kujt i duhet besuar, Xhaçkes që premton se masat do lehtesohen, apo Lleshit që paralakmeron se ato do të shtrëngohen? Apo mos i duhet besuar Edi Rames që shpall se do të jetë në krah të qytetarëve, por nuk rakordon dot as deklaratat e institicioneve qe pretendohet të drejtojë nga Dhërmiu?

©Lapsi.al

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...