Nga Tritan Shehu
Nqs gjendja momentalisht po qetesohet ne kufirin me Greqine mbas nje kalvari te gjate, kjo ndodh vetem se pala greke shtoi kapacitetet mjekesore te testimeve aty, duke realizuar gratis disa here me shume teste ne dite se sa realizon Shteti yne ne te gjithe vendi.
Ndersa Qeveria jone nuk beri asgje, asnje test ne kufi, vetem fjale....
Te njejtin regjim testimesh gratis po vendos edhe Italia per qytetaret tane te arritur aty, te tjeret po keshtu.
Por nderkaq Shqiperia vazhdon ne pasivitet e amulli, e izoluar si “Delja e Zeze Covid” ne Europe nga gjendja e rende epidemiologjike prej keq menaxhimit te ketyre muajve ku mungesa e testimeve me bllokimin e laboratoreve perben nje nga aresyet kryesore, gje qe u lexua dhe ne kufirin tone duke konfirmuar dy elemente:
—Fatkeqesisht deshtimin e plote te cfare Rama&Co kokeposhte kane realizuar kete periudhe ndaj Covid duke filluar me testimet.
—Vertetesine e insistimeve tona per me test, test, test kudo e me mobilizim total te kapaciteteve laboratorike, gje e cila perseri perben bazen e kontrollit epidemiologjik, te mundesise per te dale nga izolimi mbi bazen e mareveshjeve me vendet pereth.
Ne keto kushte Kryeministri te lere spekullimet e “fishekzjarret”, ai duhet te pranoje deshtimin e plote ne keto muaj me pasoja tragjike per vendin, te “perktheje” drejt mesazhin e ketyre diteve nga “kufiri”.
Ne fakt ajo qe me shqeteson me shume eshte mos besimi i thelle se ai e kjo Qeveri mund te implementoje ate qe duhet, gje qe u qartesua dhe se fundmi.