Elona Guri:Olta, shteti nuk është buqetë trëndafilash të zinj!

Hënë, 17 August 2020 09:47

 

Anëtarja e Kryesisë së LSI-së, Elona Guri ka reaguar pas deklaratave të bëra sot nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Në një postim në Facebook, Guri shprehet se problemet e qeverisjes së PS-së nuk zgjidhen me sulme ndaj kreut të shtetit.

Gjatë ditës së sotme, ministrja Xhaçka reagoi kundër kritikave që kreu i shtetit bëri ndaj institucioneve për krizën humanitare dhe bllokimin e shqiptarëve në kufi. “Zoti President, keqardhje për prononcimet tuaja lidhur me situatën e krijuar në kufi. Këta qytetare nuk janë as pa Atdhe e as pa shtet dhe prova për këtë janë të gjithë ata djem e vajza, burra e gra me uniformen e ushtrisë, te policise apo të shëndetësisë, qe jane prane tyre dite e nate, ne kete situate vertetë shume te veshtire. Pa llogaritur këtu strukturat e pushtetit vendor që nuk rreshtin së ndihmuari nga ora e parë e radhës së gjatë. Eshte vertete per te ardhur keq qe ne vend te nje inkurajimi, e pse jo të nje shprehje mirenjohjeje per punen qe po bejne ne kushte kaq te veshtira, ju gjeni fjalet me të papërshtatshme për një kryetar shtetit. Nuk e meritojne kete as efektivet e FA, as ata te Policise se Shtetit, as ata te institucioneve shendetesore dhe as ata te strukturave vendore”, deklaroi ministrja Xhaçka.

 

Pas deklaratës së ministres, anëtarja e Kryesisë së LSI shprehet se Ministria e Mbrojtjes duhet të kujdeset për qytetarët në kufi dhe jo të sulmojë kreun e shtetit.

Shkrimi i plotë i Elona Gurit në Facebook:

Më vjen keq për ty realisht, të kanë vëne në rolin e megafonit ose të Kizit të Pazarit. Në fakt, ajo e shkreta kishte më shumë respekt për veten se ti. Atë, etërit tuaj e kishin lënë rrugëve pa asnjë përkujdesje!
Sot, sërish në rolin e Ministres së Mbrojtjes sulmove Presidentin e Republikës. Kujton se politika është punë futbolli, ku ka një postulat: Mbrojtja më e mirë është sulmi.

Gabohesh Oltë, gabohesh!

Si sot, shqiptarët kujtojnë përgjigjen tënde ndaj Presidentit, kur nëpërmjet një letre zyrtare, por edhe sekrete, domethënë jo publike kërkonte që të merrnit masa për rritjen e kapaciteteve për përballimin e situatave të shkaktuara nga tërmetet. Ti, jo vetëm shkele çdo protokoll zyrtar duke shpërdoruar hapur detyrën e duke nxjerrë në publik një komunikim sekret të Komandantit të Përgjithshem të Forcave të Armatosura, por bëre të njëjtën përgjigje, me të njëjtin fjalor vulgar, rrugaçëror, aspak shtetëror si sot. Në fakt, pergjigjen e bëre sipas asaj që normalisht përfaqëson, të një qeverie që nuk mban asnjë përgjegjësi shtetërore, asnjë përgjegjësi për shtetasit e Republikës, por hedh në përdorim një zhargon, që nuk është i denjë as për ato të trotuareve, që e kanë nga halli i punës ta përdorin. Edhe ty të ka zënë halli.
Besoj se e mban mend, jo si tekst se nuk e ke bërë vetë as atë të 31 korrikut, as këtë të sotmin, por si ngjarje.
U talle me shkresën serioze të Presidentit, në vend të përgjigjeshe për masa u more me slogane, njësoj si etërit e tu! I kërkove Presidentit të firmoste ligjin për emergjencat civile dhe jo të bëje raport për gjendjen si t’a detyron Kushtetuta.

Presidenti e firmosi ligjin brenda ditës. Ndodhi që tërmeti i 21 shtatorit ju zuri gafil. Pa Drejtori Emergjencash, megjithëse ligji iu detyronte ta ngrinit. Dole sërish në deklaratë duke thënë që janë marrë të gjitha masat. Dëmet do riparoheshin brenda dy muajsh. Thatë që kishit kryer inspekime dhe kishit marrë masa me pushtetin lokal, të njëjtat fjalë si sot. Por në 26 nëntor ndodhi tërmeti me mbi 50 viktima, jetë shqiptaresh. Ju ende nuk kishit firmosur, atë që iu detyronte ligji, emërimin e Drejtorit të Emergjencave Civile duke shkelur dhe shpërdoruar detyrën. Në atë ditë u detyruat në mënyrë të kamufluar, pasi kishte rënë tërmeti dhe disa kishin humbur jetën të shpallnit me nxitim dhe në krim në Fletore Zyrtare emërimin e drejtorit.

E dashur Oltë, paaftësia juaj, shpërdorimi i detyrës, arroganca dhe papërgjegjshmëria sollën mbi 40 viktima. Ju dalin në ëndërr jetët e tyre të humbura? Ju dalin në ëndërr fëmijet e vegjël që humbën jetën se ti në radhë të parë nuk ke zbatuar ligjin? E mban mend konferencën e shtypit më 22 shtator si garantoje jetën shqiptarëve? Ti je përgjegjëse direkte për humbjen e atyre jetëve si në pallatet e Thumanës ashtu edhe në ato të Durresit. Mosveprimet e tua sollen ato vdekje! Por ti nuk ke asnjë ndjenjë njerezore, se ndryshe do kishe dhënë që atëhere dorëheqje. E mban mend si na gjeti tërmeti, as eskavatorë, as profesionistë të trajnuar, as qen kërkimi nuk kishin Emergjencat Civile, se ti shpërdorove detyrën duke mos emëruar në kohë organigramën, buxhetin dhe drejtuesin, pavarësisht mendimit për të.
Si nuk të vjen fare turp që keqpërdoresh kaq shumë. Nuk ke faj, ke hall të madh, jo një por disa!
Erdhi pandemia, të gjeti sërish zbuluar. Në vend që të ngrinit ekipet e mjekëve, nxorrët Policinë Ushtarake me autoblinda në rrugë, a thua se do sulmonit virusin me mitrolozë.

Mjerë ju të papërgjegjshëm!

Besoj të detyron tenderi i ushqimeve që bëre me nxitim, gjoja për të ndihmuar qytetarët, ku i fituar doli vetëm ai që mori tenderin. Edhe ky një skandal që është duke u hetuar në SPAK. E fitoi një dyqan kompjuterash në Maqedoninë e Veriut, tenderin e drejtpërdrejtë të ushqimeve në Shqipëri.
E kuptoj që të ka zënë halii, Oltë!

Shumë probleme ke!

“Beteja” jote me Presidentin nuk është asgjë, përpara mashtrimeve me shifra që i bëni NATO dhe SHBA.

Çfarë nuk po manipuloni që të rrisni detyrimet që kemi në këtë organizatë. Merrni fusni Emergjencat Civile nën varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes, ku asnjë vend nuk i ka nën këtë përgjegjësi, merrni Spitalin e Traumës e riktheni në Ministri vetëm për buxhet, helikopterët po ashtu. Morët një buxhet mbrojtjeje në 1,67 % të PBB dhe e keni çuar megjithë falsifikimet ne 0,89%. Ju kur mashtroni NATO-n mendoni shqiptarët.
Oltë, lëri resortet dhe gënjeshtrat dhe kthehu punës dhe përgjegjësive, aq kohë sa të ka ngelur.
Detyra zyrtare dhe përgjegjësia qeverisëse nuk është tufë trëndafilash të zinj!

Endrrat të janë thyer, por mos i bëj shqiptarët të vuajnë për hir të tyre, as mos u përdor kaq shumë, e dashur Oltë!

Modifikuar më Hënë, 17 August 2020 09:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...