“Tani Pandi ka gojë e Majko ka dorë”, Luan Rama: Një të vërtetë na e tha. Situatën në Kakavijë e paska zgjidhur Janullatos dhe jo Kryeministri

Hënë, 17 August 2020 14:11

 

Zëvendës kryetari i LSI-së, Luan Rama ka reaguar pas një deklarate të Ministrit të Shtetit për Diasporën Pandeli Majko. Në një postim në “Facebook”, ai shkruan se megjithëse nuk foli dhe as nuk shkruajti, nuk u pa dhe as nuk u shfaq gjëkundi përgjatë gjithë ditëve të kalvarit torturues të mijëra shqiptarëve që u bllokuan në Kakavijë, një të vërtetë e tha.

Sipas Luan Ramës kjo e vërtetë është se situatën e rëndë të krijuar në Kakavijë, e paska zgjidhur Hirësia e Tij Janullatos dhe jo Kryeministri dhe qeveria e Republikës së Shqipërisë!

 

Ndaj, shqiptarët thotë ai duhet t’i jenë mirënjohës Hirësisë së Tij dhe jo Kryeministrit Edi Rama.

POSTIMI I PLOTË
“Luga” e Majkos për Kryeministrin dhe mirënjohje për Hirësinë e Tij Janullatos …

 

Nuk foli për shembjen e Teatrit Kombëtar, sepse kishte operuar gojën, dhe meqë gojën po e mbante me dorë dhe dorën e kishte të zënë, as nuk mundi të shkruajë ndonjë fjalë si fjalë prej Pandi e me qëndrime prej Majkoje.

 

Nuk foli dhe as nuk shkruajti, nuk u pa dhe as nuk u shfaq gjëkundi përgjatë gjithë ditëve të kalvarit torturues e rropatjes në mes të diellit të mesgushtit zhuritës, të mijëra shqiptarëve që u bllokuan në Kakavijë, edhe pse drejtpërdrejt është ministër përgjegjës për ata.

Mirëpo, fatmirësisht, situata u zgjidh dhe qytetarët shpëtuan prej hallit të madh.

 

Ndaj një fjalë duhej thënë, se përndryshe, për çfarë djallin na duhet një ministër shteti për disporën!

 

Dhe ministri shkruajti.
Se për çfarë shkruajti është punë e tij, por ama shkruajti, jo si në rastin e teatrit ku as nuk shkruajti dhe as nuk foli, ngaqë nuk e kishte gojën në punë.

 

Tani Pandi ka gojë e Majko ka dorë.
Dhe dorën e vuri në punë e na dha mundësinë të lexojmë këtë qëndrim, të cilin po e citoj të plotë siç e ka formuluar ai vetë:

 

“Falenderim për të gjitha strukturat shtetërore të angazhuara për përmbylljen e emergjencës humanitare, veçanërisht për trupën ushtarake dhe policore të angazhuara në kufirin me Greqinë fqinje, nën drejtimin e kolegëve Olta Xhaçka dhe Sandër Lleshi.
Ndaj si më të veçantë, që pavarësisht moshës, angazhimin të cilin ia kërkova kryepeshkopit Anastas Janullatos, në ndërmjetësimin që kriza të përmbyllej sa më shpejt.
Të tjerat janë fjalë për “lugën” e atyre që dinë veç çfarë nuk duan”!

Siç mund ta vini re edhe ju, mençuria është në fjalinë e fundit, aty tek “luga”, të cilën nuk ma do mendja se e ka zgjedhur si një mesazh të koduar për Kryeministrin, dhe as besoj se ka lidhje me kohën kur ministri i shtetit për diasporën e kishte gojën e sëmurë kur u shemb Teatri Kombëtar, meqë luga është një objekt që lidhet shumë me gojën siç lidhet goja me lugën.

Por, sido që ta ketë menduar zoti Majko këtë punën e “lugës” dhe pavarësisht arsyeve se pse ia tregon atë Kryeministrit, një të vërtetë na e tha.

Situatën e rëndë të krijuar në Kakavijë, e paska zgjidhur Hirësia e Tij Janullatos dhe jo Kryeministri dhe qeveria e Republikës së Shqipërisë!

Ndaj, shqiptarët që shpëtuan prej hallit të madh në mes të rrugës të parët, por edhe ne gjithë të tjerët, duhet t’i jemi mirënjohës Hirësisë së Tij Janullatos dhe jo Kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa Kryeministri le të mbajë Majkon se i duhet për “lugën”, si në atë këngën e Kalivaçit në Tepelenë:
“Lipi-lipi dorëza,
më dërgoi sorrëza,
për një dorë kashtë,
më mbeti gomari jashtë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...