Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi nxjerr mashtrimin e Qeverisë për radhën në kufi

Tuesday, 18 August 2020 08:14

 

Kriza humanitare në kufirin me Greqinë tregoi se institucionet e shtetit shqiptarë janë jo vetëm të paafta, por edhe mashtrojnë hapur publikun. Një dokument i ambasadores tonë në Athinë, Ardiana Hodbari, i publikuar dje nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta tregonte se ministria e Jashtme ishte informuar për krizën e pritshme në kufi që në datën 5 gusht. Pra, 12 ditë më parë institucionet kryesore të shtetit, kryeministri Edi Rama që është dhe ministër i Jashtëm, ishin në dijeni për atë që do të ndodhte në Kakavijë dhe Kapshticë. Që nga data 5 gusht dhe deri më 15 gusht nuk bënë asgjë. Nuk u informuan qytetarët para se të niseshin në kufi. Nuk pati fushatë mediatike nga ana e Ministrisë së Jashtme për rregullat e reja të palës greke. Madje, nuk pati asnjë njoftim në Facebook apo ERTV nga kryeministri Edi Rama. Gjatë kësaj kohe nuk u vu në lëvizje asnjë mekanizëm i institucioneve për të mos lejuar që qytetarët të grumbulloheshin me mijëra në doganë dhe të mbeteshin aty për ditë me radhë. Reagimi i vetëm që qeveria jonë bëri për këtë krizë ishte më datën 15 gusht, kur karvani me makina kishte arritur nga Kakavija në Gjirokastër dhe njerëzit rrezikonin seriozisht jetën nga mungesa e ujit, ushqimeve dhe ndihmës shëndetësore.

Gjithë këto ditë opinioni publik është marrë me debatin se kush e ka fajin për krizën. Qeveria sulmoi median, opozitën dhe sigurisht Greqinë për krijimin e kaosit në kufi. Një pjesë e fajit, sipas qeverisë, është dhe e qytetarëve që mesa duket mbanin mirë radhën dhe nuk duronin më shumë se 6 ditë në temperatura 40 gradë. Në përpjekjen e qeverisë për sajuar fajtorë këto dy ditë është vënë në shënjestër dhe Presidenti i Republikës, a thua se kreu i shtetit është përgjegjës për doganat dhe institucionet që varen nga Edi Rama. Ndërkohë janë harruar përgjegjësit e vërtetë të kaosit dhe ata që kanë detyrim ligjor për qytetarët e vendit. Dokumenti i Ambasadores së Shqipërisë në Athinë e thotë hapur se përgjegjësia është në zyrën e Edi Ramës. Letrën me vulën e Ambasadës e ka marrë zyra e Ministrit të Jashtëm dhe ajo e kryeministrit, pasi të dy funksionet mbahen nga një njeri. Ndaj nëse dikush nuk ka zbatuar ligjin ai ndodhet në qeveri. Kryeministri mund të fajësojë Gent Cakajn apo dikë tjetër për neglizhencë, por nuk mund të thotë se nuk e dija apo nuk pritej të ndodhte ajo që ndodhi.
Në krizën e kufirit me Greqinë asnjë nga institucionet nuk ka zbatuar ligjin. E vetmja që ka bërë detyrën është ambasadorja jonë në Athinë, por ironikisht kësaj të fundit Genc Cakaj i ka bërë gati letrat e shkarkimit disa javë më parë. Po kaq e rëndë sa shkelja e ligjit është dhe tentativa tjetër e qeverisë për të mashtruar opinionin publik. Pas publikimit të letrës së ambasadës kryeministri Edi Rama deklaroi në rrjetet sociale se e njëjta situatë si në kufirin me Shqipërinë ishte dhe në kufirin mes Greqisë dhe Bullgarisë. Pra, sipas kryeministri kot ankohen shqiptarët që u torturuan në kufi, sepse e njëjta gjë ndodh dhe më shtetasit e tjerë për faj të Greqisë. Në fakt, lajmi që Edi Rama merrte si referencë në mediat greke për kufirin me Bullgarinë ishte i disa muajve më parë. Në përpjekje për të mbuluar paaftësinë e qeverisë së tij, kryeministri që akuzon çdo ditë mediat për mashtrim, u kap vetë duke mashtruar. Kjo e bën dhe më të rëndë krizën në kufi, pasi bashkë me talljen dhe mungesën e institucioneve, qytetarët po mashtrohen hapur nga zyrtarët e qeverisë.

Që nga dje në Kakavijë nuk ka më radhë dhe kjo jo për ndonjë sukses të qeverisë. Por java e ferrit që emigrantët kaluan në dogana nuk mund të mbyllet me batuta të kryeministrit dhe fake neës të prodhuara nga ERTV. Dokumenti i Ambasadës tonë në Athinë ngarkon më përgjegjësi ligjore Ministrinë e Jashtme dhe institucionet që menaxhojnë kufijtë. Në vende normale, kur dalin në dritë skandale të tilla, politikanë të përgjegjshëm japin dorëheqje ose kërkojnë falje. Nga ata që kanë përgjegjësi në qeveri askush nuk kërkoi falje dhe dorëheqjen nuk e njohin as si nocion. Ndërkohë SPAK duket se nuk ka parë asgjë çfarë ka ndodhur këto ditë në Shqipëri as i bëjnë përshtypje torturat e shqiptarëve në kufi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...