PAA:Qeveria “Rama” e dështuar i ka lënë shqiptarët në dorë të perëndisë. Zgjidhja e vetme, rritja e numrit të testimeve

Tuesday, 18 August 2020 10:22

 

Partia Agrare Ambientaliste ka akuzuar qeverinë Rama se i ka lënë emigrantët shqiptarë në mëshirë të fatit.

Në një deklaratë për shtyp të shpërndarë për mediat, PAA ripërsërit thirrjen për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të plotë për rikthimin e emigranteve shqiptarë në vendet e tyre të punës.
Daklarata e plotë

Qeveria e dështuar Rama i ka lënë shqiptarët në dorë të perëndisë. Partia Agrare Ambientaliste ripërsërit apelin e saj publik për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të plotë për rikthimin e emigranteve shqiptarë në vendet e tyre te punes. Rritja e testimeve, shkurtimi i kohës dhe i kostove të testimeve janë zgiidhja për eliminimin e krizave humanitare në kufi.
PAA vlerëson se varianti i vendosjes së “racioneve ditore” të kufizuara për numrin e emigrantëve që do të kalojnë në çdo pikë kufitare me Greqinë nuk e zgjidh problemin por rrezikon kthimin e radheve torturuese.

Çdo ditë vonesë e kthimit të emigrantëve në vendet e tyre të punës është një kosto e rëndë për ata dhe femijët e tyre.

Zgjidhja është rritja e numrit të testimeve dhe shkurtimi maksimal i kohës së marrjes së rezultateve.

Kostot e testimeve duhet të jenë zero siç po e ofrojnë shumë vende evropiane. Shqipëria po merr shumë financime falas për përballjen me covid-19.

Qeveria Rama duhet të reduktojë në maksimum çdo kosto direkte dhe indirekte që i varfëron emigrantet shqiptarë.

Qeveria shgiptare duhet të ndërmjetësojë me argumente të qarta dhe shifra të sakta përse është e domosdoshme të rritet numri ditor i emigrantëve që kthehen në Greqi dhe të lehtësohet në mënyrë të përbashkët kostoja e testimeve mjekësore.

Greqia është një përfituese e madhe nga paketat antikrize, ku kostot shtesë të përballjes me covid-19 financohen falas nga BE.

Rama duhet të mësojë nga rasti i mëparshëm kur radhet kilometrike për të cilet Rama përbetohej se nuk kishte asnjë zgjidhje, u zbrasën brenda pak orëve, pas angazhimit të përkushtuar ministrit Majko dhe Kryepeshkopit Anastas.

Qeveria ka automatizuar informacionin se sa emigrantë kanë hyrë në Shqiperi, nga cilat pika kufitare kane ardhur, di se sa kthehen çdo ditë, ka të dhëna disavjecare për flukset hyrëse dhe dalëse të emigrantëve për festat e fundvitit dhe gjatë pushimeve.

Ky informacion ndihmon qeverinë ta ketë të lehtë të argumentojë dhe bashkëpunojë me qeverinë greke për nunrin optimal të detyrueshëm për daljet ditore të emigrantëve në pikat kufitare.

Ndërsa vonesat në trajtimin e krizës së radhëve kilometrike duhet të jetë një mësim i hidhur se sa shumë e rëndon gjendjen e emigrantëve, një qeveri e paditur, e tejlodhur, e papërgjegjshme, arrogante dhe e babëzitur e cila edhe në kohën e tre krizave të rënda ka përzgjedhur si fokus kontratat miliarda euro për marrëveshjet publike private preferenciale që do të rezultojnë borxhe të rënda.

Çdo propagandë e mërzitshme mediatike për suksese, është tipike për qeveri të dështuara dhe jo demokratike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...