Paloka reagon ashpër ndaj Ramës për shpërblimin: Je mësuar të blesh jetën e shqiptarëve!

Tuesday, 18 August 2020 13:05

 

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka bërë një reagim të ashpër lidhur me shpërblimin që ka ofruar qeveria për vdekjen e vogëlushit në Kakavijë. Në një postim në Facebook, Paloka ka theksuar se Rama është një kryeministër cinik e i pashpirt dhe një qeveri e kthyer në agjenci funeralesh, që paguan 500 mijë lekë për jetën e një femijë.

Postimi i plotë i Edi Paloka:

 

Një kryeministër cinik e i pashpirt dhe një qeveri e kthyer ne agjenci funeralesh! “500 mijë lekë për jetën e një femijë”

Cinik e i pashpirt deri në fund!

Nëse thjeshtë do kishte kërkuar ndjesë për humbjen e jetës se vogelushit dje në Kakavijë, do ishte shumë më e ndershme e njerëzore, por kjo nuk mund të ndodhë me një qenie si Rama.

Të kërkosh ndjesë do të thotë të mbash përgjegjësi e në 20 vjet që Rama qëndron në pushtet, në një rrugëtim të mbushur me skandale, krime e korrupsion, kurrë nuk ka pranuar asnjë përgjegjësi, kurrë nuk e kemi dëgjuar të paktën të kërkojë ndjesë, po gjithnjë ka akuzuar të tjerët për fajet e tij.

Edhe dje, për humbjen e jetës së vogëlushit, akuzoi vetë vogëlushin dhe prindërit e tij!

Sot , e coi cinizmin dhe pashpirtësinë edhe me larg: “500 mijë lekë per jetën e femijës” . Kaq kushton për Ramën, sepse ai është mësuar që jetët dhe shpirtrat e shqiptarëve t’i blejë si në pazar, madje edhe më lirë!

Qeveria duhej të kishte marrë përsipër përgjegjesitë e saj e mos torturonte mijëra shqiptare. Minimalisht duhej t’i kishte informuar qytetarët e saj për situatën në kufij dhe çfarë kërkohej prej tyre. Po as këtë nuk e bëri .E ndërkohë që drama e mijëra shqiptarëve u kthye në tragjedi, Rama shullehej në diell.

Një qeveri që në vend që të kryeje detyrimet minimale ndaj shtetasve të saj, kthehet në agjenci funerale. Kjo nuk mund të vazhdojë më!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...