Rriten frikshëm infektimet e vdekjet, testet PCR të pamjaftueshme

Tuesday, 18 August 2020 17:16

 

Nga Kastriot Islami –

1. Në një emisionin e mëngjesit të sotëm në RTL në gjuhën franceze, ekspertja e epidemiologjisë Catherine Hill, ndër të tjera, duke analizuar situatën e infektimeve nga Cobid-19 gjatë dy ditëve të fundit në Francë, ku vihen re rreth 3000 të infektuar në ditë, ka kërkuarqë “në Francë të fillojë depistimi/testimi masiv i popullsisë me testin RT-PCR, për të përfunduar para 1 shtatorit 2020, kur mendohet se do të hapen shkollat…”, përndryshe “…situata mund të jetë dramatike…”. Franca deri më sot ka kryer 6 milion testime ose rreth 92 mijë testime për 1 milion banorë ndërkohë që Shqipëria ka kryer vetëm rreth 17 mijë testime për 1 milion banorë ose 5,4 herë më pak…. Vetëm ky lloj testimi, sipas kësaj eksperteje nga Franca, mund të ndihmojë të arrijë të kontrollohet situata edhe të dominohet numri i të infektuarëve e të ulet numri i vdekjeve, në rrethanat kur qytetarët po i kthehen normalitetit, kur dimri po afron dhe për më tepër që në 1 shtator mund të hapen shkollat edhe për fëmijtë….

2. Në Shqipëri, situata sanitare është shumë e rëndë…Të infektuarit dhe vdekjet vazhdojnë të rriten cdo 15-ditësh…me ritme eksponenciale… Më konkretisht në 15 ditëshin, 1 gusht-15 gusht shifra e të infektuarëve ka qënë 1864 ndërkohë që në periudhën 15 maj-1 qershor kjo shifër ka qënë vetëm 227 duke i rritur kështu me 8,2 herë .

3. Shifra e vdekjeve është rritur në mënyrë të frikshme… më konkretisht kjo shifër në periudhën 1 gusht-15 gusht është 63 ndërkohë që në periudhën 15-maj-1 qershor kjo shifër ka qënë vetëm 2, duke u rritur me 31,5 herë…

4. Ndërkohë që numri i testimeve PCR mbetet ende shumë i ulët në nivelin e vëndeve afrikane dhe askush nuk është në gjëndje të japë ndonjë alternativë për frenimin e ritmeve të përhapjes së virusit dhe për rrjedhojë edhe për frenimin e rritjes së numrit të vdekjeve…Në Shqipëri deri më sot bëhen vetëm rreth 17 mijë testime PCR për 1 milion banorë, duke u rënditur e 134 nga 215 vënde dhe lënë pas vetëm vënde të Afrikës, Azisë dhe Amerikës Jugore si Gana, Mongolia, Hondurasi, Libia, Tajlanda, Tunizia, Bangladeshi, Senegali, Sri Lanka, Kenia, Uganda, Kameruni, Zambia, Gambia, Afganistani, Mozambiku, Angola, Nigeria, Burundi, Mali, Guinea, Jemeni, Kongo, Somalia, Siria…

5. Për këtë situatë qeveria fajëson cuditërisht qytetarët të cilët janë të pafajshëm sepse qeveria nuk ka asnjë strategji dhe asnjë plan apo program të qartë të adresimit të kësaj gjëndjeje…Po ashtu as mjekët nuk kanë asnjë përgjegjësi, madje ata duhet të falenderohen e përgëzohen për angazhmin e tyre heroik duke punuar në kushte e rrethana tejet të vështira…Faji kryesor e ndoshta tërësor duhet kërkuar të qeveria e cila për shkak të paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë e ka lënë situatën shëndetsore në ditë të hallit që të degradojë e të rrënohet … pa zotëruar asnjë program për të daljen nga kjo krizë dhe aa më pak për të parashikuar së cdo do të mund të ndodhë në vjeshtë ndërkohë që shkollat do të hapen dhe rikarantinimi as që mund të imagjinohet sepse ekonomia është e rrënuar…

6. Edi Rama, pasi tentoi të luante shëptimtarin dhe më të aftin e globit, dhe pasi mori përgjigjen nga fondacioni FORBES si më i dështuari në Europë, tani ka filluar një lojë tjetër: luan indiferentin, arrogantin dhe kokëfortin duke braktisur gjithcka dhe duke mos care kokën për asgjë…Duke mos dëgjuar askënd dhe për asgjë… Duke mos bërë asgjë… e ndoshta duke mos kuptuar më asgjë…por duke vazhduar me papërgjegjshmëri të shullhet në diell e bërë pushime dhe duke u argëtuar me shokët e tij “hajdutë e kriminelë” e bërë plane si do të vjedhë zgjedhjet e ardhshme… Ai së bashku me bashkëpuntëtorët e tij të ngushtë, nuk kanë kohë ti përgjigjen halleve e shqetësimve të qytetarëve dhe shpesh herë i drejtohen atyre me arrogancë e mëndjelehtësi, duke menduar se me pasurinë e majme që kanë grumbulluar janë të paprekshëm e “të armatosur” pra të garantuar nga ndëshkimi sepse kanë vënë nën kontroll drejtësinë, dhe kështu mund të blejnë e kërcënojnë gjithëkënd dhe mendojnë me lehtësi se qytetarët janë të pafuqishëm për të reaguar…e ata mund të vjedhin përsëri zgjedhjet…

7. Kështu mendonte e vepronte edhe Llukashenko, që gjëndet në një situatë që as vetë tanimë nuk e di më se cfarë do të mund ti sjellë e nesërmja…ndërkohë që populli i revoltuar është masivisht në rrugë duke kërkuar largimin e tij…dhe ai nuk pranon asnjë negociatë për gjetjen e një zgjidhjeje…

8. Vëndi është në krizë totale… Për më tepër, situata shëndetsore po degradon cdo ditë me shpejtësi të rrufeshme….Infektimet janë shumë të larta, vdekjet po ashtu,,, dhe testimet mbeten ende larg shifrës së mjaftueshme për të kontrolluar situatën…Ndërkohë që ekonomia është rrënuar dhe duket se nuk ka asnjë hapsirë që ajo të “ndihmojë” situatën shëndetsore…

9. Me shumë gjasa, shumë shpejt, vëndi do të gjëndet në kolaps total dhe qytetarët në revoltë masive… Bjellorusia do të duket lule…Dhe këtë rradhë jo për arsye politike si mundohen mbrojtësit e shëmtuar të Ramës që në fakt mbrojnë paratë e pista më të cilat paguhen majmërisht…, Por sepse Rama dhe “shokët e tij hajdutë, kriminelë e grabitës të zgjedhjeve” nuk do të jenë më në gjëndje të bëjnë sic kanë bërë deri më sot e ta mënaxhojnë zullumin e tyre sepse njerzit janë shumë të revoltuar meqë situata shëndetsore është përkeqësuar në ekstrem, situata ekonomike është rrënuar në mënyrë gati të pakthyeshme dhe më saktësisht do të duhen shumë vjet për të dalë nga kjo gjëndje… dhe degradimi i tyre social është në ekstrem e i papërballueshëm…….

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...