Xhixho:Z.Kryeminister po ne ku jemi me rezervimin e dozave të vaksinës për qytetarët Shqiptar?

E mërkurë, 19 August 2020 11:10

Nga Erisa Xhixho
Z.Kryeminister po ne ku jemi me rezervimin e dozave të vaksinës për qytetarët Shqiptar?

Përhapja e pandemisë dhe rastet e shtuara të njerëzve të infektuar me Covid-19 kërkojnë sot angazhimin e qeverisë Shqiptare për të rezervuar dozat e vaksinës sapo ato të futen në prodhim siç po bëjnë progresivisht shumë shtete në botë e rajon, të cilat vlerësojnë situatën me përgjegjësi dhe shumë seriozitet.

Ku jemi ne me përgatitjet masive për pajisjen me vaksina sa më parë!?

Për momentin asnjë informacion nuk është përcjellë nga qeveria Shqiptare, e cila ka detyrimin të informojë publikun për masat e marra në këtë drejtim. Ne krizën e thellë të shëndetit publik që po jetojmë nevojitet trasparencë e plotë për menaxhimin e pandemisë e mbi të gjitha informacion i sakte se ku jemi në lidhje me këtë fazë tepër të rëndësishme të rezervimit të vaksinave. Qeveria duhet t’i japi garanci popullit Shqiptar që vendi jonë ka rezervuar dozat e nevojshme të vaksinës, që nuk do të ngelemi si bisht i kavallit. Në Shqipëri sipas OBSH për fazën e parë të vaksinimit do të duhen rreth 500 mijë doza (20% e popullsisë) kryesisht për grupet e rriskut dhe ekipin mjekësor.

Ndërkohë që BE ka mbyllur marrëveshjen me AstraZeneca PLC për të blerë 400 milion doza vaksinë për Covid -19, pritet që doza e parë të jetë e vlefshme në muajin e ardhshëm.
Greqia do të marrë vaksinen vetëm në fund të 2020.

Maqedonia e Veriut po bën perpjekjet e saj për të siguruar vaksinen e COVID -19 nëpermjet Polonisë pasi nuk është pjesë e BE.

Mbreteria e Bashkuar ka rezervuar 100 milion doza të vaksinës po ashtu tek firma farmaceutike AstraZeneca, kërkimet e të cilës bëhen në bashkepunim me Universitetin e Oxfordit.

SHBA ka rezervuar 100 milion doza të vaksinës tek Moderna dhe ka investuar 955 milion dollar .Pritet që në Tetor vaksina të jetë gati.

Zvicra ka rezervuar 4.5 milion doza vaksinë gjithashtu tek Moderna.

Pyetja e thjeshtë që Qeveria Shqiptare duhet të japi përgjigje është: po ne ku jemi me rezervimin e dozave të vaksinës për qytetarët Shqiptar?

Nga kjo epidemi fatkeqësisht janë humbur shume jetë njerëzish, asnjë jetë më shumë nuk duhet humbur nga vonesa për akses në vaksina të popullit Shqiptar.Çdo jetë e humbur me tej, si pasojë e pengesave dhe vonesave për akses në vaksinë, mungesës së përgatitjes apo paaftesisë organizative do të jetë përgjegjësi direkte e qeverisë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...