Hapja e shkollave/Vokshi:Ministria gjatë verës duhet të merrej me planin, të marrë modelin italian. Mësimi online alternativë e fundit

E mërkurë, 19 August 2020 14:55

 

Ish- deputetja e PD, Albana Vokshi ka folur në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 për hapjen e shkollave dhe për mungesën e publikimit të udhëzuesit nga Ministria e Arsimit apo Shëndetësisë.
Vokshi thotë se kjo duhet të ishte detyra e Ministrisë gjatë verës, për t’u marrë me udhëzuesin dhe starategjinë dhe planin.
Ajo kërkoi nga qeveria që t’i referohet Italisë që ka një udhëzues të detajuar tashmë dhe ka marrë të gjitha masat për rihapjen e shkollave.
Ish- deputetja ndërkohë rrëfen edhe mësimin online në familjen e saj, teksa theksoi se ajo duhet të jetë edhe alternativë e fundit fare, pasi pothuajse gjithë prindërit duan rikthimin e fëmijëve të tyre në ambientet shkollore

”Kemi disa ditë që reagojmë për atë që nuk ka plan.Është vetëm një datë, 14 shtator si fillim i vitit shkollor. Vetëm që do happen dyert. Shahini dhe Manastirliu dështuan për detajet. Sot është 19 gusht, jemi 3 javë e gjysëm para fillimit të vitit të ri shkollo ku më shumë se 600 mijë fëmijë i drejtohen dyerve të shkollave, por s’ka udhëzim. Si do veprohet në shkolla.

Ministria gjatë gjithë verës duhet të ishte marrë me këtë punë. Të studionte mësimin online, që tani ra, pra këto janë shqetësimet që kemi ngritur ne

Ditët e fundit kemi marrë me dhjetëra telefonata, e- mail, mesazhe nga mësues e prindër të shqetësuar, anksiozë, se nuk e dinë çdo bëhet. S’ka gjë më të shtrenjtë se jeta e fëmijëve. Ky është shqetësimi im dhe i PD. Do e denoncojmë çdo mosreagim të qeverisë
Prindërit pothuajse të gjithë janë që fëmijët të shkojnë në shkolla. Pikërisht, sepse unë jam prind vetë dhe pavarsisht se shpenzova shumë më tepër orë me vajzat për mësim online. Por mësimi online duhet të jetë alternativa e fundit. Të plotësohen ato që kërkon PD, por shumë shkolla nuk kanë ujë të rrjedshëm në shkolla, sapun, higjiena është kryesorja. Si mund ta çosh fëmijën në to.

Ka disa javë që ministri i arsimit në Itali, që ka dhënë udhëzuesin e detajuar. I është shpërndarë gjithë shkollave, prindërve dhe fëmijëve.

Janë masat që duhet të marrin Bashkitë, institucionet arsimore etj. Kush është arsyeja që MASR nuk ka shifra, sa është sipërfaqja totale e ambienteve të brendshme apo të jashtme shkollore, sa nxënës janë? Fare mirë modeli Italian mund të aplikohet këtu.”- tha Vokshi.
Nesër mësuesit rikthehen zyrtarisht në punë dhe Vokshi konfirmon se ata janë lajmëruar të paraqiten fizikisht në punë, por pa u informuar për protokollet. Po ashtu ish- deputetja ngre shqetësimin edhe për shkollat me 2 turne në Tiranë e Durrës.

”Nëse s’ka me dy turne, atëhere do të jenë me 3-4 turne. Nuk e di nëse e di Ministrja Shahini, por shumica e shkollave në Tiranë e Durrës janë me 2 turne. Pra prindërit duhet të dinë me sa turne do jenë shkollat, sa orë do zgjasin mësimet, sa nxënës do ketë klasa. Po ashtu tek shkollat me turne, duhet kohë për të siguruar kushtet. Mësuesit deri tani nuk dinë asgjë. Janë shumë anksiozë dhe të shqetësuar, pasi nga nesër u është kërkuar të jenë fizikisht në shkolla, dhe asnjë nuk është njoftuar për protokoll apo për masat. ”- shtoi Vokshi.

Login to post comments