Zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian thanë të mërkurën se nuk do të njohin rezultatet e zgjedhjeve në Bjellorusi. Gjithashut, BE do të vendosë sanksione ndaj personave të përfshirë në mashtrimet zgjedhore si dhe në shtypje të protestave.
Deklarata është bërë nga shefi i Këshillit Evropian, Charles Michel. “Bashkimi Evropian do të vendosë sanksione ndaj një vargu individësh që janë përgjegjës për dhunën, shtypjen dhe mashtrimet zgjedhore”,- ka thënë Michel në një samit të jashtëzakonshëm të liderëve të BE-së, i cili është organizuar për të diskutuar përgjigjen e bllokut evropian ndaj zgjedhjeve të 9 gushtit në Bjellorusi.
Nuk dihet çfarë qëndrimi do të mbajë presidenca e OSBE që drejtohet nga Shqipëria për këtë kërkesë. Në rast se në Bjellorusi vendosen sansksione si heqje vizash dhe bllokim pasurish për politikanët që kanë vjedhur vota, me këtë standard në Shqipëri rrezikon të penalizohet gjysma e qeverisë “Rama”.
Vala e zemërimit në Bjellorusi është rritur prej kur Komisioni Qendror Zgjedhor ka thënë se Lukashenka, që ka qenë në pushtet nga viti 1994, ka fituar 80.1 për qind të votave. Kandidatja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya akuzoi qeverinë për manipulime masive.