Ish- kryeministri Ramush Haradinaj thotë se më 2 shtator mund të ketë marrëveshje finale Kosovë- Serbi, me njohje reciproke në kufijtë ekzistuesë.
Haradinaj thotë se me këtë qëllim po shkon Kosova në takimin e Uashingtonit.
Më tej ai thotë se nëse ka përparim atëhere edhe me kaq Kosovë mund të jetë e kënaqur për të vijuar dialogun.
“Po për çka po shkojmë në Uashington?’ Po shkojmë për marrëveshje, për njohje reciproke në kufi ekzistues. Nëse rrethanat e sjellin këtë marrëveshje, po shkojmë për këtë marrëveshje, por nëse ka përparim, marrim edhe përparimin cilido qoftë ai”, ka deklaruar Haradinaj në një intervistë për REL.
Takimi i 2 shtatorit do të jetë i pari me ndërmjetësimin e SHBA pas rifillimit të dialogut, i cili u ndërpre për 2 vite pikërisht nga taksa 100% ndaj mallrave serbe e boshnjake të Ramush Haradinajt.