Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu i është rikthyer sërish çështjes së emigracionit masiv nga të rinjtë. Spahiu shkruar se emigrimi masiv i të rinjve, rënia e lindjeve, po kthehet një nga plagët më të mëdha. Sipas ish-deputetit të LSI, opozita sot dhe mazhoranca nesër, ka si sfidë madhore të saj frenimin e ikjes së të rinjve.
Postimi i plotë i Përparim Spahiut:
Emigrimi masiv i të rinjve, rënia e lindjeve, po kthehet një nga plagët më të mëdha.
Opozita sot, mazhorancë nesër, ka si sfidë madhore të saj frenimin e ikjes së të rinjve.
Fokusi do të jetë tërheqja e investimeve të huaja të drejtpërdrejta që nxisin teknologjinë e informacionit, të kombinuar me edukimin e brezit të ri për t’iu përgjigjur nevojave të tyre.
Oferta për punë të mirëpaguara, kombinuar me një sistem arsimor efecient, do të ndalojë këtë eksod masiv që, nëse vazhdon, do të ketë pasoja të rënda për vendin.
Krijimi i vendeve të punës, të zgjuara dhe të mirëpaguara, do të jetë në fokusin e politikave të qeverisë së ardhshme.