Teksa Bashkimi Evropian mbështet kryesinë e OSBE-së për të ndërhyrë për zgjidhjen e konfliktit politik në Bjellorusi pas zgjedhjeve të 9 gushtit, ish-deputeti demokrat, Genc Pollo kujton një deklaratë të kryeministrit Edi Rama rreth 20 vite më parë.
“Zini hundën me dorë e votojeni qeverinë (Nano)”- kujton Pollo deklaratën e Ramës kur ishte kryetar bashkie.
Sipas tij, edhe BE gjendet në të njëjtën situatë kur mbështet kryesinë e OSBE-së drejtuar nga Shqipëria, megjithatë shton ai, ka zgjedhur operojë me Suedinë, vend i cili merr vitin e ardhshëm drejtimin e Organizatës me 57 vende anëtare.
Reagimi i plotë i Pollos:
Dikur, para afro 20 vjetësh e në kohë fushate, Edi Rama, kryebashkiak i Tiranës, u bënte të vetëve thirrjen e famshme italiane të pas luftës: “Zini hundën me dorë e votojeni qeverinë (Nano)”
Sot edhe udhëheqësit e BE thonë se duhet përkrahur kryesia e OSBE edhe po na u desh të zëmë hundën me dorë. Por meqë Bjellorusia është çështje e madhe e nuk duam risqe ne fakt do të operojmë me Suedinë.