Rama negociata në Gjeorgji, reagon Tiede: Nuk është shaka, as nuk mund të imagjinohet

Premte, 21 August 2020 17:08

 

Deklaratat e Edi Ramës se do të negociojë në Bjellorusi mes Aleksandër Llukashenkos dhe opozitës vendase, kanë shkaktuar jo pak habi dhe çudi.

Këto deklarata dhe zhurma e bërë në vendin tonë, kanë sjellë edhe reagimin e gazetarit gjerman të Bild, Peter Tiede.

Me në postim në Twitter, Tiede shprehet i habitur se si Edi Rama mund të negociojë me Llukashenkon, që akuzohet për vjedhje të zgjedhjeve.

‘Nuk është shaka:

Edi Rama ka tentuar dje të negociojë me Lukashenkon. Për OSBE-në.

As nuk mund ta imagjinosh. Besoj se po bie borë’, shkruan Tiede në Facebook.

Peter Tiede ka qenë korrespodent në Bjellorusi i Bild dhe ka bërë reportazhe të shumta në lidhje me situatën në vendin ish-sovjetik, duke e njohur mirë.

Tiede është gjithashtu edhe gazetari që publikoi përgjigjet e vjedhjes dhe blerjes së votave në Shqipëri nga eksponentët dhe njerëzit e afërt të Edi Ramës.

Login to post comments