VIDEO/ ‘Shëndetësia falas e Ramës ishte mashtrim’, Spaho: Financimet shkojnë tek oligarkët me tendera sekretë

Premte, 21 August 2020 18:20

Situata alarmante në spitale ka krijuar një gjendje kaotike ku sipas ish deputetit të PD-së Edmond Spahos, shëndetësia falas e Edi Ramës ishte mashtrim.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Spaho ka publikuar një video ku tregohet se si qytetarët në Spitalin COVID-2 çojnë ushqime dhe pajisjes me oksigjen për të afërmit e tyre të infektuar dhe shtruar brenda spitalit.

 
  

Gjithashtu Spaho akuzon Ramës se shëndetësinë falas e kishte mashtrim, teksa financimet e vërteta për shëndetësinë shkuan tek tenderat sekretë.

 
 

Postimi i plotë i Edmond Spahos:   

 
 

Në spitale gjendja është e papranueshme, sepse shëndetësia falas e Edi Ramës ishte mashtrim. Financimet e vërteta për shëndetësinë nuk kanë shkuar tek qytetarët, por tek oligarkët dhe tenderat sekretë. Qytetarët do të vazhdojnë të çojnë tek të afërmit në spitale që nga ushqimi deri tek pajisjet me oksigjen, përsa kohë në krye të qeverisë është një kryeninistër që paguan koncesionet për klientët e tij.

 
 
Login to post comments