Berisha: Edvin kërkoi ndjesë Greqisë, shifrat e frikshme të akuzojnë rëndë

Diel, 23 August 2020 14:29

Nga: Sali Berisha, ish-kryeministër i Shqipërisë

Miq, besoj se ju kujtohet fillimi i prillit te kaluar kur epidemiologu xhahil i Surrelit për tu vetëshpallur ”më i mirë” sulmonte me atllas gjeografik përpara me radhë vendet e Europës dhe botës ndër të cilat edhe Greqinë për keqmenaxhimin e Pandemisë pasi beson se duke sharë të tjerët mbetet vet më i miri.

 

Sot pas 6 muajve te Pandemisë, megjithë manipulimin e falsifikimin e shifrave të pandemisë nga ai nëpërmjet kufizimit dhe ultra centralizimit të testimit, vdekjeve të shumta jashtë spitalore apo dhe spitalore nga Covid-19 të përjashtuara si të tilla për motive politike pra duke u bazuar vetëm në të dhënat zyrtare që publikon çdo ditë Ëorldmeter Coronavirus rezulton se:

Greqia me popullatë mbi 10 milionë banore, pra 3,6 herë më të madhe se Shqipëria, kishte deri me datën 21 gusht gjithsej 238 vdekje dhe 8138 të infektuar nga Covid 19, nga të cilat 204 raste të reja. Ndërsa Shqipëria kishte deri këtë datë gjithsej 240 vdekje dhe 8119 të infektuar nga Covid-19 dhe kishte 152 raste të reja me Covid-19.

Nga analiza për 1 milionë banorë e statistikave të Covid-19 në të dy vendet deri më datën 22 gusht tregon se:

1-Greqia ka 781 raste të infektuar me Covid 19 për 1 milionë banorë kundrejt 2822 raste që ka Shqipëria apo 4 herë më shumë se sa Greqia

2-Greqia ka bërë 79381 teste për 1 milionë banor kundrejt 17 390 teste që ka bërë Shqipëria për 1 milionë banorë. Pra Greqia ka bërë 4,56 herë më shumë teste se sa Shqipëria për 1 milionë banorë dhe ka 4 herë me pak se sa Shqipëria të infektuar për 1 milionë banor.

Vetkuptohet në rast se Shqipëria do të kishte bërë numrin e testeve që ka bërë Greqia, numri i të infektuarve në Shqipëri nuk do ishte 4, por 6-8 herë më i lartë se sa në Greqi.

3-Greqia ka 23 të vdekur për 1 milionë banorë ndërsa Shqipëria numëron 83 të vdekur për 1 milionë banor pra në Greqi numri i të vdekurve nga Covid 19 është rreth 4 herë më i ulët se sa në Shqipëri.

Kushtet e përhapjes së infeksionit, po të kemi parasysh shkallën më të lartë të urbanizimit në Greqi, ishin shumë më të favorshme në Greqi se sa në Shqipëri, por Greqia ka këto rezultate sepse:

1-Greqia testoi gjerësisht dmth beri hetim të vërtetë epidemiologjik dhe jo të rremë apo fals si Edvini, pasi në Greqi hetimin epidemiologjik e bënin ekspertet dhe jo kryeministri siç ndodhte në Shqipëri.

2-Greqia ishte e përgatitur dhe dispononte në kohë materialet mbrojtëse për punonjësit e shëndetësisë dhe maskat për popullatën ndaj dhe në Greqi spitalet e mëdha nuk u shndërruan në bomba biologjike siç ndodhi në Shqipëri me QSUT. Qeveria greke nuk shfrytëzoi pandeminë për të bërë tendera sekrete dhe vjedhur ne kurriz të të sëmurëve shuma marramendëse me to siç beri Edvin Hajduti dhe Ndrikull Hajnia.

3-Greqia ka një urgjencë të vërtet dhe jo alo -alo paracetamol e të politizuar që në zbatim të urdhrit politik sjellë në spitale aq sa i thonë. Përveç kësaj Greqia angazhoi për kujdesin e të sëmuërve me covid 19 mjekun e familjes.

Miq, unë e di se ndjesa tek Edvini nuk ekziston, por u ndala në këtë analizë për të paraqitur me metodë krahasuese pasojat e rënda që ka për Shqipërinë keqmenaxhimi i pandemisë së Covid-19 nga Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia.

Login to post comments