23 gushti/ Këlliçi: Kurrë me komunizëm

Diel, 23 August 2020 15:03

Nga Belind Këlliçi

23 Gushti është dita që gjithë Europa dhe bota përkujtojnë viktimat e sistemeve totalitare.

 
  

Për 50 vjet edhe Shqipëria ka qenë nën sundimin e një diktatori, një ndër më të tmerrshmit që bota ka parë.

 
 

Enver Hoxha dhe idetë e tij të çmendura internuan, torturuan dhe vranë me mijëra shqiptarë. Ky regjim vrau shpresën dhe ëndërrat për një popull të tërë, ndërkohë që vetë sundonte i pamëshirshëm.

 
 

Pavarësisht kësaj, populli shqiptar, i drejtuar nga studentët ëndërrimtarë dhe shpresëplotë, arriti ta rrëzonte një sistem të tillë.

Ndaj vëmendja jonë si vazhdimësi e ëndrrës së këtyre të rinjve-heronj duhet të jetë edukimi drejt lirisë dhe demokracisë, drejt promovimit të individualizmit dhe kapitalizmit, si rruga drejt zhvillimit dhe mirëqënies.

Për asnjë moment nuk duhet ta harrojmë historinë, dhimbjet dhe vuajtjet e shkaktuara nga ky regjim dhe ata që i shërbyen atij regjimi. Never more communism!

Login to post comments