Tentativa e Ramës për të ndërhyrë në zgjidhjen e krizës politike në Bjellorusi/ Këshilltari politik gjerman, Henze: Turpi i historisë botërore!

Hënë, 24 August 2020 10:08

 

Këshilltari politik gjerman në partinë CDU të Angela Merkel ka reaguar lidhur me tentativën e Kryeministrit shqiptar Edi Rama në zgjidhjen e krizës politike në Bjellorusi.

Në një postim në Twitter, Henze e quan këtë ndërhyrje si turpin e historisë, pasi vetë Rama është i dyshuar për vjedhjen e zgjedhjeve në Shipëri.

Autokrati shqiptar Rama, i cili është vetë i korruptuar dhe i dyshuar për manipulim të zgjedhjeve, nxori jashtë funksionit Gjykatën Kushtetuese 3 vjet më parë. Prandaj populli shqiptar shtypet, tani dëshiron të bashkohet me kolegun e tij Lukashenko, një tjetër turp i historisë botërore,- shkruan Henze.

Në postimin e tij, Henze ka shpërndarë disa foto të protestave të dhunshme në Shqipëri, siç ishin protestat kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, kur policia dhunoi barbarisht qytetarët, duke dhënë kështu një panoramë më të qartë të paradoksit të Ramës që kërkon të ndërhyjë në Bjellorusi, ndërkohë që vjedh zgjedhjet në vendin e tij e shtyp popullin e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...