Berisha:Metani versus Hasani!Fytyra e shemtuar e vetingut te Partise! Kallp apo turp veting!

Hënë, 24 August 2020 10:51

Nga Sali Berisha

Metani versus Hasani!

Fytyra e shemtuar e vetingut te Partise! Kallp apo turp veting!

Miq, qendrimi dhe vendimet e narkoinstitucioneve te vetingut ndaj Shaqir Hasanit dhe Artur Metanit jane nje deshmi flagrante e degradimit te vetingut ne kallp veting apo ne veting:
1- me 300 mije euro ose
2-vetingut me urdher te partise!

Kjo sepse, Shaqir Hasanit, nje jurist, ish gjykates i respektuar me vone keshilltar i presidentit Nishani ju refuzua e kandiduara per organet e larta te drejtesise me motivacionin se ka qene keshilltar prane presidentit te republikes kurse
Artur Metanit, edhe ky ish keshilltar i dy presidenteve te republikes, zyrtar i larte prane kryeministrit nga i njejti institucion partiak Dvoran KED, kaloi kallp vetingun dhe u emerua ne postin e carit te sistemit te drejtesise.

Te dy keta kane te perbashket postin qe kane patur ne instutucinon e presidences. Por ky post bente te pavlefshme kanditaturen e Shaqirit dhe plotesisht te vlefshme ate te Metanit per detyren e carit te sistemit te drejtesise.

Por te jem i sinqerte Shaqiri dhe Arturi kane dallime te medha njeri me tjetrin, dhe keto dallime jane:

Shaqiri rrjedh nga familje me shkalle te larte persekutimi.
Kurse Arturi rrjedh nga familje persekutoresh.
Shaqiri nuk ka asnje familjar te larte ne asnje administrate te deritanishme.
Kurse Arturi eshte vellai i ish ministres dhe deputetes se partise socialiste Gjermeni.
Shaqiri ne jeten e tij si zyrtar i shtetit nuk eshte perfolur kurre per korrupsion.
Kurse Arturi, nuk po flas per te shkuaren e tij por keshilltar kur vendet ne drejtesi sipas raportit te fshehte te Komisionit Europian shiteshin me 100 deri 300 mije euro.

Por po ju rikujtoj vete rastin Çili pasi mori detyren e Carit qe u perfol per shumen 500 mije euro si bossi qe beri takimin me Çilin ne Hotel Tirana dhe mori persiper porosine e ketij te fundit.

Natyrisht ketu nuk mund te mungonte kurrsesi fakti se Shaqiri nuk kishte lidhje me mafien e George Soros, armikut te eger te demokracise ne Shqiperi kurse Arturi ishte koke e xhep produkt i kesaj mafie.

Miq, une kam perkrahur dhe votuar me ndergjegje te plote vetingun madje kam mbeshtetur me te gjithe forcen time ligjin per vetingun e politikaneve.

Por:
1-denoj me forcen me te madhe vetingun qe perdoret per gjah stalinist shtrigash nga Edvin Hajduti per te larguar nga sistemi i drejtesise te gjithe ata qe nuk mendojne si ai dhe shnderruar drejtesine ne nje dege te narko ekzekutivit. Si rezultat i ketij keqperdorimi te ketij procesi mne Shqiperi njelloj si Taxhikistan apo Kore te Veriut 96% te proceseve gjyqesore i fiton narkoqeveria nderkohe qe me pare 60-70% e vendimeve te gjykatave i fitonin qytetaret.

2-denoj me forcen me te madhe vetingun si hanxhar per diskriminim racist, krahinor, fetar etj.

3- Denoj vetingun e vakumit te tmerrshem ne sistemin e drejtesise apo vetingun qe per te shnderruar drejtesine shqiptare ne dege te ekzekutivit aplikoi metoden top-down pra metoden e shkaterrimit apo dekompozimit dhe te rindertimit nga larte poshte te institucioneve kryesore te drejtesise ne vend te metodes botom-up, nga poshte lart apo metoda e fares.

Vetingu sipas kesaj fundit realizon rindertimin nga poshte lart te institucioneve kryesore te drejtesise, nuk krijon vakum, nuk lejon nderhyrjen nga siper dhe nuk shkaterronte por ripertrinte dora dores institucionet e larta ne vend te asaj.

Vetingu nga lart poshte ka dekapituar sistemin e drejtesise dhe ka lene:
a-Shqiperine si asnje vend tjeter te planetit pa shtet ligjor pa gjykaten e larte dhe ate kushtetuese duke i dhene keshtu i narkomazhorances aktuale te gjitha fuqite e sistemit te drejtesise dhe
b-duke i bllokuar Shqiperise, si faktor kryesor, hapjen e negociatave me BE dhe se fundi
c-duke i shkaktuar vendit per shkak te bllokimit te dhjetra mijra çeshtjeve civile nje dem qe llogaritet ne 4-5 miliard euro

4- denoj me forcen me te madhe vetingun qe kryhet nga perfaqesuesi i bandave me te rrezikshme te Shqiperise dhe rajonit pranine e individeve te pavetuar me lidhje te shumta kriminale ne komisionet e vetingut.
Kjo prani ka krijuar ryshfet-vetungun, ne te cilin ryshfeti per veting kap shumen 300 mije euro duke faktuar se ky proces ka degraduar ne narkoveting.

5- Denoj me ashpersine me te madhe vetingun qe kerkon te beje drejtesi duke dhunuar rekomandimin themelor te Komisionit te Venecias per kete proces, Kushtetuten e vendit, Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut, vendimet e Gjykates Nderkombetare te te Drejtave te Njeriut duke aplikuar parime staliniste sipas te cilave gjykates dhe prokurore jane te njejtit persona njelloj si ne koherat me te zeza te diktatures.

Miq, Komisioni i Venecias ne raportin e tij te fundit duke shqyrtuar krizen kushtetuese ne Shqiperi analizon tangencialisht procesin e vetingut dhe konstaton dopio standartin ne kete proces dhe nje seri problemesh te tjera madhore ndaj dhe kerkon rishqyrtimin e shpejte te tij.

Por pavaresisht kerkeses se tij kjo nuk ka ndodhur dhe as nuk do ndodhe.

Shkaqet e refuzimit te ketij rekomandimi duhen kerkuar ne:
1-Vetingun e Partise.
2-Ryshfet Vetingun....
Vijon

ps: ketu me poshte keni nje artikull te hollesishem te rastit Metani versus Hasani.

undefined

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...