“Vaksina kundër keqqeverisjes”

Hënë, 24 August 2020 18:20

Nga Ardit Gjinali

Keqqeverisja  është  e njëjtë në çdo vend  ku ekzekutohet; nuk ka ngjyrë, ideologji, komb apo atdhe; e tilla  shkatërron  kombe, shtete, shoqëri, vret të ardhmen, zymtëson të tashmen dhe tenton të ngrejë një spirale amnezie për të harruar të djeshmen.  Virusi i keqqeverisjes  mbetet prezent në shumë realitete politike globale dhe ka të njëjtën fytyrë politike dhe qeverisëse që buron arrogancë, korrupsion, nepotizëm, papërgjegjshmëri e qëllimtë, megalomani dhe c’ka mbetet më e rëndësishme është mungesa e dimensionit njerëzor në qeverisje. Keqqeverisja është një virus që të ndalon të jetosh dhe të inkurajon të frymosh; pranimi  i keqqeverisjes, heshtja përballë saj, nënshtrimi nga e njëjta është kompromisi i të frymuarit rutinor në autokraci përballë të jetuarit dinamik në liri. Keqqeverisja është vija ndarëse mes lirisë që humbet  dhe autokracisë që tenton të instalohet si normalitet.

Shqipëria po lëngon sepse po endet mes dramës së hiçqeverisjes dhe tragjikes së keqqeverisjes. Fenomeni i keqqeverisjes është virusi më i rrezikshëm shoqëror që tenton infektimin e çdo qelize të shëndetshme shoqërore; qeliza që do të krijonin  kundërtrupat e duhur  për  parandalimin e  shtrirjes së të keqes. Shqipëria e  sotme vuan  , me një fytyrë të plakur si reflektim i largimit endemik të të rinjve;  i zonave të tëra të banimit të zbrazura pavarësisht ngjyrave të dala boje me rënien e shiut të parë  të së ashtuquajturës “Rilindje urbane’ ; i shkollave të zbukuruara në fasadë, por të  boshatisura në nxënës; të qendrave shëndetësore dhe spitaleve të llamburisura në fasadë, por me infrastrukturë të vajtueshme dhe mungesë të theksuar të burimeve njerëzore, gjithashtu. Shqipëria vuan dhe vajton pa zë, në heshtje duke duruar dhimbjen  e shkaktuar nga shtrirja e mëtejshme dhe pa mëshirë e metastazave të së keqes që duan ti verbojnë  sytë, dyllosin veshët dhe ti shuajnë  deri në pamundësi zërin e revoltës. Sot ndjejmë ofshamën e qytetarit që ndjen përplasjen brutale në fytyrë të derës së institucionit të shtetit të njehsuar me pushtetin; të vuajtjes në kurriz të padrejtësisë e shkaktuar nga mungesa e trajtimit të barabartë përpara secilit segment shtetëror; fytyra e  trembur dhe e ndrojtur nga pasojat e kundërshtimit të veprimeve arrogante të shtet-pushtetit.

Qeverisja e një enturazhi politik deledash që po gllabëron shumëçka  në funksion të orekseve të pakontrolluara klanore të paraqitura si qeverisëse mund të konsiderohet si “Manuali i së keqes”; manual që dëshmon ekzaktësisht mënyrën si një vend nuk duhet të qeveriset. Deformimi i thellë i vullnetit qytetar dhe mungesa e kushteve politike të përshtatshme për shprehjen e lirë  të të njëjtit janë parimet negative dhe regresive ku ngrihen themelet e keqqeverisjes; themele ku qëndron djallëzisht duke shtrirë tentakulat e paligjshmërisë, korrupsionit dhe autokracisë, gjithashtu. Ditët e keqqeverisjes që po jetojmë janë të zymta, pa thelb, pa formë, me demokraci të cunguar dhe fasadë të thelluar, me ekonominë që po groposet në filozofinë e borxhit  të keq, me të rinjtë e pashpresë, me profesionistin e pavlerësuar, me pensionistin në mbijetesë ekonomike dhe  vetmi njerëzore, dhe me Shqipërinë më të mpakur; - janë ditët e errësirës  që mbulojnë dritën e gënjeshtërt  që paraqitet si e vërtetë  në propagandën  zyrtare që paraqet realitetin e sajuar  të Shqipërisë në versionin  e neveritshëm shumëngjyrësh  të 3-D. Ditët e Shqipërisë së sotme kanë vetëm  një ngjyrë që nuk mbulohet dot nga shosha e propagandës së KryeKreut; grija e thellë e autokracisë dhe keqqeverisjes.

Sërish apeli për një bashkim të madh nuk mund të konsiderohet përsëritës sepse i tilli mbetet vaksina më e mirë  që do të do të inkurajonte krijimin e kundërtrupave të shëndetëshëm  që do të dekurajonin dhe largonin përfundimisht virusin e keqqeverisjes; një bashkim i madh  përtej ndasive të momentit, egove personale ;  një bashkim i madh që nuk pranon gjithçka, por tejkalon shumëçka; bashkim  i madh për ditë më të mira, për një ndryshim thelbësor, për një qeverisje normale në një Shqipëri normale, gjithashtu. Bashkimi i madh për ditë më të mira  është  zgjedhja  për të jetuar  në  liri dhe në emër të saj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...