Rama mund të drejtojë OSBE-në për “Bjellorusinë”/ Lubonja: Nuk është njeriu i duhur për të folur për vjedhje zgjedhjesh

Hënë, 24 August 2020 18:24

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, duke folur mbi faktin se Edi Rama mund të jetë negociator në Bjellorusi mes palëve politike si kreu i OSBE-së, u shpreh se kryeministri shqiptar nuk është njeriu i duhur për të negociuar.Lubonja u shpreh se nëse Rama do të negocionte, me siguri që pala e Aleksandër Lukashenkos do i thoshte që “ti ke vjedhur zgjedhjet në Shqipëri, e do negociosh për cështje të tillë”.

 
 

“Ajo që kemi vënë re për Bjellorusinë është se blloku që drejtohet nga Rusia, akuzon Perëndimin se po hyn në punët e Bjellorusisë, për arsye gjeo-politike, për të zgjeruar zonën e tyre të influencës. Nga ana tjetër, nuk mohohet se Perëndimi nuk ka të njëjtin standard kur bëhet fjalë për shtete me prerje autoritare që janë në krahun e vet si Shqipëria, Mali i Zi, Serbia apo sic janë Bjellorusia që është me Rusinë apo sic ishte Ukraina.

Për t’u kthyer tek Edi Rama, mendoj se nuk është përfaqësuesi më i mirë për të folur atje për vjedhje votash. Ata mund t’i thonë se ke bërë zgjedhje me mafien në Shqipëri, ti ke bërë zgjedhje pa opozitë, ti do vish të na tregosh ne zgjedhjet. Rama është negociaor i brishtë , nëse Perëndimi do e zgjidhte si të tillë. Është problem që te negociojë prsh Vucic, Gjukanovici apo Rama. Rama do të bëjë rolin e vet, që të flasë për demokracinë atje, edhe pse brenda vendit të vet ka prirje autoritariste. Nëse Rama do zgjidhte dicka, do të ishte dicka e mirë. OSBE vetë mban qëndrime të buta ndaj regjimeve autokrate”, tha Lubonja.

Në lidhje me situatën politike aktuale në Shqipëri, Lubonja theksoi se gjendemi në krizë të thellë, e se vendi po rrëshket gjithnjë e më shumë, edhe nga mungesa e shtetit.

Klasa politike e jona ka hyrë në politikë më shumë për interesa të veta ekonomike, për të mbajtur apo shtuar pasurinë etj. Ndërsa, klasa politike ruan pasurinë që ka, vendi po rrëshket në krim, shumë vrasje, krime shoh. Nga opozita presim shumë, por nuk e dimë sa do ia dalë. Pashë deklaratë nga Rudina Hajdari që tha do krijojmë parti me ajkën e njerëzve. Nga ana tjetër, sa i përket opozitës jashtë-parlamentare duket se beson shumë se Ramës i kanë ikur nga duart shumë gjëra dhe nuk di sa mund ta motivosh kur mendon se ke fitore të sigurt.Unë mendoj se duhet të ketë më shumë motivim. Opozita vetëm premton e nuk dimë nëse do ketë projekte reale. Duhet parë si mund të shkatërrosh këtë ekonomi kriminale dhe të zëvendësosh këtë me ekonomi të shëndoshë e nuk shikoj dritë. Duhet të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri. Jemi në krizë sic kemi qenë, madje kjo është krizë edhe më e thellë, por më e qetë”, u shpreh Lubonja.

I pyetur më tej për bisedimet mes Kosovës e Serbisë, Lubonja deklaroi se ka dëgjuar një teori, sipas së cilës, Donald Trump i zhvillon bisedimet Kosovë – Serbi në Uashington, në fushatë elektorale, që të fitojë vota nga lobi serb në Ohajo.

Sipas tij, nëse kjo teori rezulton e vërtetë, mund të ishte një lajm i keq për shqiptarët.

“Mesa pashë unë, janë shtyrë në datë 4 shtator bisedimet mes Kosovës e Serbisë në SHBA. Mendohet se bisedimet lidhen me zgjedhjet, do të thotë se ka interesa Donald Trump për këtë lloj takimi përpara zgjedhjeve sepse kjo i sjell përfitime. Më duket e cuditshme që në Amerikë të tërheqë lobin serb, por gjithë ajo Amerikë e paska lobi serb kaq rëndësi. Janë disa shtete ku luhet në fushatë, sepse ka shtete ku ka luftë të fortë politike.

Në Ohajo sa duket kishte rëndësi lobi serb. Nëse është kështu, do ishte problem për shqiptarët. Nëse është bërë për lobin serb, i bie që Serbia mund të marrë avantazhe. Gjithmonë i kthehemi tezës të ndryshimit të kufijve. Lobi serb mund të marrë fitime dhe ndaj duhet të shqetësohemi. Mua kjo më duket hipotezë, por e besueshme”, përfundoi Lubonja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...