Deklarata e fortë e Haradinajt:Nëse AKK nuk përfaqësohet me një nga postet kryesore, shkojmë në zgjedhje

Tuesday, 25 August 2020 08:05


Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk është i gatshëm të lëshojë pe për postin e presidentit.

Haradinaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se me LDK-në nuk e kanë pasur presidentin në klauzolë kur e kanë lidhur koalicionin.
“Me publikimin e aktakuza ndaj zotit Thaçi ne kemi pasur diskutime të brendshme se çfarë të bëjmë nëse aktakuzat konfirmohen. Bazuar në këto rrethana të krijuara ne mendojmë se duhet të kemi një nga tri përgjegjësitë e para që të jemi në vendimmarrje”, tha ai, përcjell Telegrafi.
“Nëse na godet Gjykata Speciale, në Kosovë krijohet një brishtësi institucionale dhe politike dhe unë mendoj se jam një faktor i qëndrueshmërisë së interesit kombëtarë”, shtoi Haradinaj

Kryetari i AAK-së thotë se ai nuk e vë në dyshim besnikërinë ndaj koalicionit qeverisës.
“Unë nuk e kushtëzoj koalicionin me postin e presidentit, por kur të vijë koha e zgjedhjes se presidentit unë nuk kam obligim ndaj koalicionit”.

Haradinaj thotë se nëse nuk kanë ndonjë pozitë të rëndësishme vendimmarrëse më të lehtë do ta kishin që të qëndronin në opozitë. “Kur ne nuk mund të mbajmë përgjegjësi për punët qeverisëse ku nuk vendosim”.
Kryetari i AAK-së thotë se PDK nuk duhet t’i ikë temës së presidentit. “Duhet të ballafaqohemi me situatën. Nuk duhet të ikim nga kjo temë e të fshihemi”.

I pyetur nëse do të qëndrojë në sallë AAK nëse LDK dhe PDK arrijnë marrëveshje për presidentin, Haradinaj thotë se nuk mund të bëhen pjesë e ndonjë votimi ku ata nuk janë palë e marrëveshjes.

“Në versionin që ne të mbesim pa vendimmarrje [nëse AAK nuk merr njërin nga tri postet kryesore] apo zgjedhjet e reja, ne jemi të hapur për zgjedhje. Zgjedhjet nuk i shoh problem në demokraci”, deklaroi ndër të tjera Ramush Haradinaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...