‘’Po tkurret e po plaket’’,Meta:Koha që shqiponjat të kthehen në folenë e tyre. Të rikthejmë besimin se Shqipëria ka diell për të gjithë

Tuesday, 25 August 2020 10:06

 

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas një studimi të ‘’The Economist’’ që parashikon variantin pessimist se Shqipëria në 2100 mund të ketë vetëm 860 mijë banorë.

Meta thotë se nuk ka trishtim më të madh se sa një Shqipëri që po tkurret e po plaket, teksa qeveritë në plan afatshkurtër përfitojnë pasi me emigrimin ulin fiktivisht treguesit e papunësis.

 

Por Meta ka një mesazh të fortë, teksa bën thirrje që të rkthehet shpresa dhe besimi se Shqipëria ka diell për të gjithë dhe shqiponjat duhet të kthehen në folenë e tyre

STATUSI NGA ILIR META

 

Shqipëria po tkurret dhe po plaket me ritme thellësisht dramatike, si asnjë shtet tjetër në Europë.
Në studimin e publikuar së fundmi nga “The Economist”, varianti pesimist parashikon që në vitin 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë banorë.
Shpejtësia e plakjes është gjithashtu tronditëse: mosha mesatare sivjet është 37.2 vjeç, por pas 10 vjetësh parashikohet të rritet në 42.1 vjeç.
Trishtim më të madh nuk mund të ketë!
Një vend i bekuar nga Zoti me bukuri të jashtëzakonshme dhe pasuri natyrore që jo shumë vende në botë i kanë, po braktiset gjithmonë e më shumë.
Edhe pse qeveritë në planin afatshkurtër mund të përfitojnë nga emigrimi pasi kështu ulen fiktivisht treguesit e papunësisë apo mund të rriten të ardhurat nga remitancat, në perspektivë mosadresimi i menjëhershëm dhe në mënyrë agresive i këtij fenomeni do të kishte pasoja katastrofike sidomos për një vend si i yni.
Koha është tani për të rikthyer shpresën dhe besimin se Shqipëria🇦🇱 ka Diell☀️ për të gjithë dhe jo vetëm për disa.
Koha që shqiponjat të kthehen në folenë e tyre! 🇦🇱

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...