Berisha:Kryeministër që hesht për të vertetat dhe çirret për propagandë !

E mërkurë, 26 August 2020 11:12

Nga Sali Berisha
Lexoni mesazhin e mjekut dixhital.

Me rastin e vizites se Edvin Hajdutit ne Oborrin e Spitalit infektiv mjeku dixhital ka disa pyetje per ate. sb

Ti zotëri sot u shfaqe pa maskë sot në ambjentet e spitalit COVID-1 në QSUT, dhe kjo është një perdhosje e rregullave bazë të spitalit më të madh universitar në vend, QSUT "Nënë Tereza" !

Ne prisnim prej teje të kërkoje nje ndjesë publike për politikën tuaj shpopulluese, e cila nuk kurseu as mjekët e as infermierët!
Polikë anti-shqiptare, anti-popullore e anti-mjek!

Ne zoti kryeministër prisnim të pranoje se kishe qenë në ekstazë (jo prej substancash), që deklarove në muajin shkurt 2020 se Shqipëria nuk ka nevojë për mjekë!

Të gjithë prisnim të tërhiqje mbrapsht broçkullat që nxore në dhjetor 2018 se mjekët në Shqipëri paguheshin 5 here më mirë se në Gjermani.

Personalisht prisja një ndjesë për deklaratat e para 4 muajve, që ju e shpura juaj lançuat se gjoja situata në Shqipëri ishte 10 herë më mirë se sa në Gjermani!

Gjithë shqiptarët donin sot një pergjigje për nivelin katastrofal te infektimeve, shtrimet e shumta, vdekjet në rritje, kushte tej të vështira në spitale, braktisjen e qindra pacienteve nëpër shtepi pa ju rimbursuar asnje mjekim, çmimet e larta për testimet tek privati, mungesen e testimeve vullnetare në shtet, etj, etj.

Ti hesht, zoti kryeministër, ti hesht për të vertetat dhe çirresh për propagandë zoti kryeministër, sepse i tillë je, kryeministër pa veshë për të na dëgjuar, por me gojë të madhe për propagandë e për të ngrënë!

Sot na premtove rritje pagash, por megjithëse asnjë shifër konkrete, ky premtim i ngjan historisë së atij pronarit të stallës që pasi i vodhën kuajt, siguroi stallën!

Mbi 7 vite në pushtet me slloganin tuaj për gjoja shëndetësi falas, ne sot jemi në mes të vendeve afrikane , për nga buxheti për sistemin shendetesor, për nga shpenzimet në dollar per çdo shtetas, për numrin e mjekëve për 1000 banorë, etj.

Dhe e fundit zoti kryeministër, provo të paguash për ta ngjyrosur në mavi atë Raportin e Bankës Botërore, që e lexojnë të gjithë, madje edhe shqiptarët!

Propaganda juaj duhet të marrë doemos permasa ndërkombëtare zoti kryeministër, mos e humbisni rastin, sepse ai raport e nxin për faqe të zezë qeverisjen tuaj !

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...