Nga Sali Berisha.
Sot, 110-vjetori i lindjes së shenjtores shqiptare Nënë Tereza!
Sot, ne shqiptarët, por dhe mbarë njerëzimi, përulemi me nderim të thellë dhe mirënjohje të pakufishme para kujtimit dhe veprës së gruas më të madhe të kohës së vet, Shenjtores së mëshirës dhe bamirësisë, nobelistes me origjinë shqiptare Nënë Tereza.
Për veprën saj të pavdekshme, nobelistja, Shenjtorja Nënë Tereza, u nderua dhe nderohet më shumë se çdo grua tjetër me të gjithë çmimet, titujt më të lartë të botës.
Unë pata nderin e veçantë t’i akordoj Nënë Terezës, bijës më të shquar të kombit shqiptar, titullin “Nder i Kombit” me motivin se askush në histori nuk i dha nder kombit tonë sa ç’i dha bija e tij, Gonxhe Bojaxhi.
Por, me rikthimin në pushtet të bastardëve të bllokmenëve barbarë, të cilët i ndaluan për 45 vjet me radhë, Nënë Terezës, hyrjen e saj në Shqipëri, Edvin Kristaq Xhelati riktheu në një formë të re qëndrimet e etërve ateistë ndaj saj.
Ai, në një akt urrejtjeje atërore patologjike ndaj Nënë Terezës dhe duke fyer si antishqiptar mbarë kombin tonë, hoqi nga Sheshi “Nënë Tereza” dhe sheshi para aeroportit të Rinasit, shtatoret e saj dhe për 7 vite e la Tiranën pa asnjë përmendore të saj.
Por, Edvin Kristaq Xhelati do të ketë vendin e etërve të tij mizorë, kurse Nënë Tereza, me veprën e saj, ka fituar pavdekësinë.